Brazil, 45 qytete në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve

Brazili është në “luftë” kundër zjarreve, tha të dielën ministrja e Mjedisit e vendit, Marina Silva, pasi gjendja e jashtëzakonshme është shpallur tani në 45 qytete në shtetin e São Paulo. Guvernatori i shtetit të Sao Paulos, Tarquisio ji Freitas, i cili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 45 komunitete, njoftoi se dy persona u arrestuan [...]Read More...

Brazil, 45 qytete në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve

Brazili është në “luftë” kundër zjarreve, tha të dielën ministrja e Mjedisit e vendit, Marina Silva, pasi gjendja e jashtëzakonshme është shpallur tani në 45 qytete në shtetin e São Paulo.

Guvernatori i shtetit të Sao Paulos, Tarquisio ji Freitas, i cili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 45 komunitete, njoftoi se dy persona u arrestuan me dyshimin se kishin kryer zjarrvënie.

Një nga zonat më të prekura është ajo e Hibeiru Preto, një qytet me më shumë se 700,000 banorë, rreth 300 kilometra nga São Paulo, në zemër të zonave të mëdha bujqësore.

Banorët u detyruan të evakuojnë shtëpitë e tyre në disa zona ndërsa flakët afroheshin, sipas uebsajtit të lajmeve G1. Dy punëtorë të një fabrike vdiqën të premten në Urupes, në pjesën veriore të shtetit, duke luftuar një zjarr.

Fluturimet janë anuluar ndërsa të korrat janë shkatërruar dhe shumë bagëti kanë ngordhur. Sipas komunës së Santo António do Aracungua, të paktën dyzet bagëti u djegën nga një zjarr në një fermë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga satelitët e Institutit Kombëtar të Kërkimeve Hapësinore (INPE), shteti i Sao Paulos po përjeton gushtin e tij më të keq për zjarret që nga fillimi i regjistrimeve në 1998, me 3,480 shpërthime të zbuluara që nga dje. Ky numër është dyfishi i numrit të përgjithshëm të shpërthimeve të zjarrit vitin e kaluar.

Qeveria e Lulës e lidh situatën me ndryshimet klimatike./abcnews.al