Bunjaku e LDK-së: Mungesa e investimeve kapitale, i bie se rritet papunësia, që çon në emigrimi

Valentina Bunjaku nga LDK thotë për “Front Onlne” se mungesa e investimeve kapitale e bënë paranë e pavlefshme.  Sipas saj kjo mungesë shpie deri tek emigrimi. “Së pari, mungesa e investimeve kapitale, e bën paranë e ruajtur mjaft të pavlefshme. Së dyti, mungesa e investimeve kapitale, i bie se rritet papunësia, e rrjedhimisht, emigrimi. Së […]

Bunjaku e LDK-së: Mungesa e investimeve kapitale, i bie se rritet papunësia, që çon në emigrimi
bunjaku-e-ldk-se:-mungesa-e-investimeve-kapitale,-i-bie-se-rritet-papunesia,-qe-con-ne-emigrimi

bunjaku-e-ldk-se:-mungesa-e-investimeve-kapitale,-i-bie-se-rritet-papunesia,-qe-con-ne-emigrimi


Valentina Bunjaku nga LDK thotë për “Front Onlne” se mungesa e investimeve kapitale e bënë paranë e pavlefshme.  Sipas saj kjo mungesë shpie deri tek emigrimi.

“Së pari, mungesa e investimeve kapitale, e bën paranë e ruajtur mjaft të pavlefshme. Së dyti, mungesa e investimeve kapitale, i bie se rritet papunësia, e rrjedhimisht, emigrimi. Së treti, mungesa e investimeve kapitale, e zhgënjen klasën e mesme të shoqërisë, pasi asaj i intereson përveç një punë e pagë, të ketë infrastrukturë të mirë publike, jetë më cilësore”, thotë Bunjaku.

Sipas deputetes së LDK-së, pushteti tash do t’i ndezë motorët e do të bëjë investime kapitale vetëm për fushate, sepse sipas saj po i afrohemi zgjedhjeve elektorale.

“Vetëm shihni sa e bën jetën e padurueshme, zvarritja e aq shumë projekteve të mëdha rrugore. Ka kohë deri në përfundim të mandatit, sepse pasi po i afrohemi zgjedhjeve, pushteti do t’i dhez motorët e do të bëjë investime urgjente kapitale, për fushatë elektorale, por sidoqoftë, investimet me shpejtësi, do të kenë më pak inspektime dhe monitorime, rrjedhimisht më pak cilësi”, theksoi Bunjaku për Front Online.