Cilat janë llojet e substancave narkotike më të sekuestruara në Kosovë?

Heroina dhe marihuana, janë dy llojet e narkotikëve më të sekuestruara nga Policia e Kosovës. Kështu kanë deklaruar këta të fundit për portalin FrontOnline. Sipas Policisë së Kosovës, sivjet janë kapur mbi 20 kilogramë heroinë dhe mbi 110 kilogramë marihuanë. Sa i përket llojeve tjera të narkotikëve të konfiskuara nga Policia janë më pak se […]

Cilat janë llojet e substancave narkotike më të sekuestruara në Kosovë?
cilat-jane-llojet-e-substancave-narkotike-me-te-sekuestruara-ne-kosove?

cilat-jane-llojet-e-substancave-narkotike-me-te-sekuestruara-ne-kosove?

Heroina dhe marihuana, janë dy llojet e narkotikëve më të sekuestruara nga Policia e Kosovës. Kështu kanë deklaruar këta të fundit për portalin FrontOnline.

Sipas Policisë së Kosovës, sivjet janë kapur mbi 20 kilogramë heroinë dhe mbi 110 kilogramë marihuanë.

Sa i përket llojeve tjera të narkotikëve të konfiskuara nga Policia janë më pak se 2 kilogramë kokainë dhe 73 gramë hashash dhe 3.7 kilogramë ekstazy.

Nga 1689 bimë kanabisi sa ishin kapur vitin 2023, gjatë këtij viti 965 bimë të kanabisit janë sekuestruar, thonë nga Policia.

Këto janë llojet e drogave tjera që janë kapur gjatë këtij viti.

 

Ligji parasheh dënime nga 1 deri në 15 vjet për ata që merren narkotikë

Policia e Kosovës thotë se mbetet e angazhuar në hetimin, zbulimin dhe arrestimin e personave që kanë kryer të gjitha format e veprave penale që kanë të bëjnë me substancat narkotike (drogat), sekuestrimin dhe procedimin penal të paraparë me legjislacionin e Republikës së Kosovës.

Sipas Kodit Penal, neni 269, kushdo që pa autorizim posedon narkotikë, substanca psikotrope apo analoge, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet.

Pika e parë e nenit 267 të Kodit Penal thotë se kushdo që pa autorizim blen ose posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofron për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substance psikotrope apo substanca analoge, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në tetë (8) vjet.

Tutje, pika tjetër e nenit 267, specifikon se kushdo që pa autorizim shpërndan, shet, transporton, dorëzon, ndërmjetëson, dërgon ose dërgon në transit substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substance psikotrope ose substanca analoge, me qëllim të shpërndarjes, shitjes ose ofrimit për shitje, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.

Neni 273 thotë se  kushdo që organizon, drejton apo financon ndonjë prej veprave penale te parapara tek kapitulli për narkotikët dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.

Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni përfshin sasi të madhe të narkotikëve apo substancave psikotrope, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet./FrontOnline