CIVIL në Ditën Ndërkombëtare të Torturës: Nuk ka asnjë justifikim për torturën, duhet veprim vendimtar

Në Ditën Ndërkombëtare në Mbështetjen e Viktimave të Torturës, CIVIL i bashkohet thirrjeve globale për t’i dhënë fund torturës dhe të gjitha formave të trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues ndaj individëve dhe grupeve. Sipas Konventës kundër Torturës, torturë nënkupton çdo veprim me anë të të cilit i shkaktohet me dashje dhimbje ose vuajtje e rëndë, qoftë […]

CIVIL në Ditën Ndërkombëtare të Torturës: Nuk ka asnjë justifikim për torturën, duhet veprim vendimtar
Dhunë, dhuna familjare, dhuna ndaj grave. Foto: Canva

Në Ditën Ndërkombëtare në Mbështetjen e Viktimave të Torturës, CIVIL i bashkohet thirrjeve globale për t’i dhënë fund torturës dhe të gjitha formave të trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues ndaj individëve dhe grupeve. Sipas Konventës kundër Torturës, torturë nënkupton çdo veprim me anë të të cilit i shkaktohet me dashje dhimbje ose vuajtje e rëndë, qoftë fizike apo mendore, një personi për qëllime të tilla si nxjerrja e informacionit për palë e tretë ose pranim, transmeton Portalb.mk.

“Përkufizimi i torturës përfshin edhe dënimin për një veprim që ai/ajo ose një person i tretë ka kryer ose dyshohet se e ka kryer. Tortura përfshin gjithashtu frikësimin, shtrëngimin ose diskriminimin e çdo lloji, kur dhimbja ose vuajtja shkaktohet nga ose me nxitjen, pëlqimin ose pranimin e një zyrtari publik ose një personi tjetër që vepron në cilësinë zyrtare”, thonë nga Civil.

Tortura shkakton pasoja të qëndrueshme mbi viktimat dhe mbjell terror midis njerëzve. Është e ndaluar nga ligji ndërkombëtar dhe nga kushtetutat dhe ligjet kombëtare të të gjitha shteteve anëtare të OKB-së. Në të kundërt, numri i viktimave të torturës nga policia, ushtria dhe formacionet paraushtarake kundër civilëve, duke përfshirë gra dhe fëmijë, apo robër lufte po rritet në mbarë botën.

Akti më i urryer që mund të kryhet nga dikush ndaj një personi tjetër është pikërisht tortura. Nuk ka asnjë justifikim apo bazë ligjore për torturën, pavarësisht nëse dyshohet për krim, kërcënim për sigurinë e shtetit apo ndonjë arsye tjetër.

Viktimat e torturës përballen me një mur heshtjeje dhe stigmatizimi të zgjatur në shoqëri. Kjo është e papranueshme!

Prandaj, CIVIL, në emër të njerëzimit dhe të së drejtës ndërkombëtare, bën thirrje për veprim vendimtar dhe me zë të lartë kundër torturës. Në të njëjtën kohë, CIVIL bën thirrje për mbështetje të plotë dhe të qartë për viktimat e torturës. Të gjitha subjektet politike, institucionale dhe civile, individë dhe grupe, e kanë detyrimin t’i bashkohen luftës kundër kësaj të keqeje antiqytetëruese. Kontributi i të gjithëve është i rëndësishëm!