Dëme milionëshe/Kryetari i Dragashit flet për dëmet financiare nga vërshimet e fundit

Vërshimet e fundit nga reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në komunën e Dragashit. I pari i kësaj Komune, Behxhet Xheladini, ka deklaruar për portalin Front Online se vetëm dëmet në infrastrukturën rrugore kapin shumën prej 600 mijë euro, përderisa dëmet në sektorin e bujqësisë janë milionëshe. “Dëmet rrugore, ujësjellës e […]

Dëme milionëshe/Kryetari i Dragashit flet për dëmet financiare nga vërshimet e fundit
deme-milioneshe/kryetari-i-dragashit-flet-per-demet-financiare-nga-vershimet-e-fundit

deme-milioneshe/kryetari-i-dragashit-flet-per-demet-financiare-nga-vershimet-e-fundit

Vërshimet e fundit nga reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në komunën e Dragashit.

I pari i kësaj Komune, Behxhet Xheladini, ka deklaruar për portalin Front Online se vetëm dëmet në infrastrukturën rrugore kapin shumën prej 600 mijë euro, përderisa dëmet në sektorin e bujqësisë janë milionëshe.

“Dëmet rrugore, ujësjellës e kanalizim, ura e mure mbrojtës janë diku afro 600 mijë eurove, ndërsa dëmet në familje, biznese e bujqësi janë me miliona”, shprehet Xheladini për Front Online.

Xheladini thotë se nga e marta do të filloj vlerësimi i dëmeve në Dragash.

Ai ka bërë apel tek bamirësit të ju dalin në ndihmë qytetarëve pasi sipas tij, ka vonesa në vlerësimin e dëmeve.

“Nga komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve në bazë të ligjit, që nesër ky komision do t’i vlerësoj dëmet , kjo procedurë zgjat afro një muaj. Kjo kërkon kohë andaj po apeloj tek qytetarët e vullnetit të mirë, shoqatave e OJQ-ve të na dal në ndihmë”, shprehet ai.

Kreu i Dragashit thotë se gjendja tek familjet është alarmante, pasi u janë dëmtuar pajisët elementare për jetesë.

“Ka me qindra familja të cilat u ka hyrë uji brenda dhe ua ka marr pajisjet e kuzhinës s’kanë më çka me përgatitë ushqimin as gjëra elementare nuk kanë. Të gjitha ushqimet u janë prishur familjeve që i kanë pasur”.

Krytari i Dragashit, Bexhet Xheladini  u ka bërë thirrje të gjithë atyre qytetarëve dhe familjeve që kanë pësuar nga vërshimet dhe kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë, duke përfshirë këtu dhe pakot ushqimore, le të lajmërohen te këta persona:

  1. Në fshatin Kuk: Kapllan Fetahu (044 335 548);
  2. Në fshatrat Bresanë dhe Kuklibeg: Vezir Reshiti (049 171 804);
  3. Në fshatin Kosavë: Sefidin Mejzini (049 657 086);
  4. Në fshatin Zaplluxhe: Dreni Myrtezani (049 443 348);
  5. Në fshatin Blaç: Kerim Latifi (049 214 405); dhe
  6. Në fshatin Pllajnik: Ruzhdi Domuzeti (046 102 420).