Deputeti i VV-së: Kandidimi i kryetarëve të Komunave, mashtrim

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, thotë për FrontOnline se nuk ka pasur ndonjë diskutim sa i përket kandidaturave e kryetarëve aktual për deputet, por se thotë se këtë taktikë po e përdor LDK-ja. ‘’Nuk e kam dëgjuar nëse ka pasur një diskutim të tillë, por po e shoh se këtë taktikë po e përdor LDK-ja’’, […]

Deputeti i VV-së: Kandidimi i kryetarëve të Komunave, mashtrim
deputeti-i-vv-se:-kandidimi-i-kryetareve-te-komunave,-mashtrim

deputeti-i-vv-se:-kandidimi-i-kryetareve-te-komunave,-mashtrim


Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, thotë për FrontOnline se nuk ka pasur ndonjë diskutim sa i përket kandidaturave e kryetarëve aktual për deputet, por se thotë se këtë taktikë po e përdor LDK-ja.

‘’Nuk e kam dëgjuar nëse ka pasur një diskutim të tillë, por po e shoh se këtë taktikë po e përdor LDK-ja’’, deklaron ai.

 

Ai konsideron se do të thyen çdo rekord të zgjedhjeve, kur do që ato mbahen.

‘’Ne si VV, konsiderojmë se do të thejmë një rekord të ri, kur do që ato mbahen. Por kur është fjala për kryetarët tanë, nuk flitet për një gjë të tillë, por ata janë duke punuar për qytetarët’’, deklaron ai.

Deputeti Thaçi thotë se nëse një kryetar komune dëshiron me kandidu për deputet, do të duhej të jepte dorëheqje.

‘’Një kryetar Komune nëse jep dorëheqje dhe të kandidoj për deputet, është normale, por derisa është kryetar komune dhe kandidon për deputet, nuk e shoh serioze dhe ky është mashtrim klasik që i bëhet qytetarit’’ deklaron ai.

FrontOnline ka provuar të merr deklarata nga kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ai i Gjilanit, Alban Hyseni por nuk janë përgjigjur.