Detaje nga raporti preliminar i cili ia dha dritën e gjelbër hapjes së Urës së Ibrit

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar raportin e vlerësimit të Urës së Ibrit, mbi kapacitetet mbajtëse të strukturës së saj, ku tha se është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale. Konkluzionet preliminare të raportit tregojnë se gjatë testimit, te struktura e urës me ngarkesë testuese është vlerësuar se struktura e urës ka reaguar si një […]

Detaje nga raporti preliminar i cili ia dha dritën e gjelbër hapjes së Urës së Ibrit
detaje-nga-raporti-preliminar-i-cili-ia-dha-driten-e-gjelber-hapjes-se-ures-se-ibrit

detaje-nga-raporti-preliminar-i-cili-ia-dha-driten-e-gjelber-hapjes-se-ures-se-ibrit

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar raportin e vlerësimit të Urës së Ibrit, mbi kapacitetet mbajtëse të strukturës së saj, ku tha se është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale.

Konkluzionet preliminare të raportit tregojnë se gjatë testimit, te struktura e urës me ngarkesë testuese është vlerësuar se struktura e urës ka reaguar si një strukturë elastike me ulje-deformime të kufizuara dhe të qëndrueshme si dhe pa plasaritje.

“Pas shkarkimit të strukturës së urës nga ngarkesat testuese, të gjitha ulje-deformimet kanë qenë kthyese, ku ulje-deformime të pakthyeshme pothuajse nuk ka pasur ose kanë qenë të papërfillshme”.

“Të gjitha ulje-deformimet si nga ngarkesat statike po ashtu edhe nga ngarkesat dinamike janë brenda kufijve të lejuar dhe pritet të jenë më të vogla se ato të kalkuluara, gjatë analizës së modelit me ngarkesë ekuivalente me atë të testimit si dhe rezultatet e marra nga ngarkesa projektuese”, thuhet në raport.

Në konkludimin e raportit thuhet se struktura e trafikut rrugor mbi Lumin Ibër në qytetin e Mitrovicës ka një strukturë stabile, të qëndrueshme dhe funksionale për gjatë kohës së shfrytëzimit pothuajse ashtu si edhe është projektuar dhe ndërtuar.

“Si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë nga ato të parapara në projekt (të kohës kur është ndërtuar) dhe ka kapacitet të mjaftueshëm edhe për ngarkesat projektuese sipas modelit të ngarkesave të parapara me standardin evropian”, thuhet në konkludim,