Devolli Corporation, marrëveshje bashkëpunimi me Odat Ekonomike të Arabisë Saudite

Devolli Corporation ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Odave Ekonomike të Arabisë Saudite në kuadër të Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2024”. Kështu ka njoftuar Oda Ekonomike e Kosovës, e cila thotë se ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite. Kryetari i […]

Devolli Corporation, marrëveshje bashkëpunimi me Odat Ekonomike të Arabisë Saudite
devolli-corporation,-marreveshje-bashkepunimi-me-odat-ekonomike-te-arabise-saudite

devolli-corporation,-marreveshje-bashkepunimi-me-odat-ekonomike-te-arabise-saudite

Devolli Corporation ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Odave Ekonomike të Arabisë Saudite në kuadër të Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2024”.

Kështu ka njoftuar Oda Ekonomike e Kosovës, e cila thotë se ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, shprehu kënaqësinë dhe mbështetjen e tij për këto marrëveshje, duke theksuar rëndësinë e tyre për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Rafuna deklaroi se këto marrëveshje do të krijojnë mundësi të reja për investime dhe partneritete biznesore, duke kontribuar në përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe rritjen e eksportit nga Kosova.

Siç njofton OEK, këto marrëveshje janë rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të Odës Ekonomike të Kosovës me kompanitë vendore, për të zgjeruar mundësitë ekonomike të Kosovës dhe për të krijuar ura të reja bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë.

Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2024” vazhdon të jetë një platformë e rëndësishme për promovimin e biznesit dhe investimeve në Kosovë, duke ofruar mundësi të shumta për rrjetëzim dhe bashkëpunim.