Disa qytetarë bllokohen në njërën nga lojërat në “Prishtina Park”

Parku i lodrave “Prishtina Park”, i hapur vetëm pak ditë më parë ka shfaqur menjëherë defekte të sigurisë. Disa qytetarë kanë mbetur të bllokuar sonte në njërën nga lojërat në ‘Prishtina Park’. Siç është raportuar aty është bllokuar rrotulluesja, duke shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët e pranishëm, transmeton gazeta online Reporteri.net. Në pamjet e […]

Disa qytetarë bllokohen në njërën nga lojërat në “Prishtina Park”

Parku i lodrave “Prishtina Park”, i hapur vetëm pak ditë më parë ka shfaqur menjëherë defekte të sigurisë.

Disa qytetarë kanë mbetur të bllokuar sonte në njërën nga lojërat në ‘Prishtina Park’.

Siç është raportuar aty është bllokuar rrotulluesja, duke shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët e pranishëm, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Në pamjet e publikuara shihen edhe policia , zjarrfikësit dhe ambulanca në vendin e ngjarjes.

Nga Policia e Kosovës ende nuk janë dhënë detaje nëse ka persona të lënduar.

“Prishtina Park”, gjendet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, prapa Prishtina Mall.