Dorëheqja e Nikollës/ Rama: Elisa Spiropalin kryetare e Kuvendit (batuta me Majkon)

Elisa Spiropali është emri që kryeministri Edi Rama do t’i propozojë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, për Kryetare të Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës. Në fjalën e tij në Kongres, Rama u shpreh se gjithashtu do t’i propozojë grupit që Bledi Çuçi të jetë nënkryetar i Kuvendit, ndërsa Niko Peleshi, të marrë drejtimin e [...]Read More...

Dorëheqja e Nikollës/ Rama: Elisa Spiropalin kryetare e Kuvendit (batuta me Majkon)

Elisa Spiropali është emri që kryeministri Edi Rama do t’i propozojë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, për Kryetare të Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.

Në fjalën e tij në Kongres, Rama u shpreh se gjithashtu do t’i propozojë grupit që Bledi Çuçi të jetë nënkryetar i Kuvendit, ndërsa Niko Peleshi, të marrë drejtimin e Grupit të PS, post të cilin aktualisht e mban Çuçi.

I propozoj grupit, që ti japim mbështetje Elisa Spiropalit, për të marrë drejtimin e parlamentit. Bledi Çuçi, nënkryetar parlamenti, ndërsa Niko Peleshi drejtimin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste”, theksoi ai.

Ndërsa të pranishmit në sallën gjatë kongresit të PS, duartrokitën emrin e Spiropalit, Rama nuk kurseu batutat me Pandeli Majko, ndërsa iu drejtua: E mër Pand, i sheh duartrokitjet na u rritën kalamajtë”./abcnews.al