Drejtori i Policisë pyetet për kritikat e ShBA-së: Çështje që ka për ta zgjidhur Ministria dhe Qeveria

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha të shtunën e ka rezervuar për një ngjarje sportive. Një ditë pas reagimit të ashpër të Ambasadës amerikane në Prishtinë, Hoxha ka qenë i qetë e duke shikuar gara futbolli në një aktivitet në kuadër të 25 vjetorit të Policisë së Kosovës. “Sot është ditë sportive. Çka kemi […]

Drejtori i Policisë pyetet për kritikat e ShBA-së: Çështje që ka për ta zgjidhur Ministria dhe Qeveria
drejtori-i-policise-pyetet-per-kritikat-e-shba-se:-ceshtje-qe-ka-per-ta-zgjidhur-ministria-dhe-qeveria

drejtori-i-policise-pyetet-per-kritikat-e-shba-se:-ceshtje-qe-ka-per-ta-zgjidhur-ministria-dhe-qeveria

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha të shtunën e ka rezervuar për një ngjarje sportive.

Një ditë pas reagimit të ashpër të Ambasadës amerikane në Prishtinë, Hoxha ka qenë i qetë e duke shikuar gara futbolli në një aktivitet në kuadër të 25 vjetorit të Policisë së Kosovës.

“Sot është ditë sportive. Çka kemi pas dje me aksionet e kemi liru me komunikatë”, i ka thënë ai Dukagjinit.

Ambasada e SHBA-së në reagimin e djeshëm ishte e ashpër me Ministrinë e Punëve të Brendshme por edhe Policinë, duke thënë se Qeveria po e instrumentalizon këtë institucion, për të cilin ShBA ka kontribuar gjatë.

Por, udhëqësi i Policisë nuk e konsideron këtë problem të institucionit që drejton dhe përgjegjësinë e ka hedhur tek politika.

“Është çështje që ka për t’i zgjidhur Ministria dhe Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë për televizionin Dukagjini drejtori i PK-së, Gazmend Hoxha.

Ndër të tjera, SHBA paralajmëroi se veprimet e së premtes të Qeverisë në veri për mbylljen e 5 komunave paralele, do të ndikojnë edhe në bashkëpunimin dhe mbështetjen e shtetit më të fuqishëm në botë jo vetëm për MPB-në por edhe institucionet në kuadër të saj, siç është në këtë rast Policia.

“Instrumentalizimi i vazhdueshëm nga Qeveria i Policisë së Kosovës për të kryer veprime të pakoordinuara nuk është në përputhje me premtimet se do të “vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar”. Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj”, thuhej në reagimin e Ambasadës amerikane.