Dy të plagosur në incidentin me armë në Haraçinë, në shënjestër ka qenë kryetari i Komunës

Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në komunën e Haraçinës në Shkup, ku shënjestër e të shtënave me armë ka qenë kryetari i komunës. Sipas informacioneve të MPB-së, sulmi ka ndodhur teksa kryetari i Komunës ka qenë duke ecur jashtë. Raportohet se dy persona janë plagosur. Policia për Portalb.mk, konfirmoi rastin, por, siç tha […]

Dy të plagosur në incidentin me armë në Haraçinë, në shënjestër ka qenë kryetari i Komunës
Incident në Haraçinë, policia. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në komunën e Haraçinës në Shkup, ku shënjestër e të shtënave me armë ka qenë kryetari i komunës. Sipas informacioneve të MPB-së, sulmi ka ndodhur teksa kryetari i Komunës ka qenë duke ecur jashtë. Raportohet se dy persona janë plagosur. Policia për Portalb.mk, konfirmoi rastin, por, siç tha zëdhënësi, detaje do të dërgojnë më vonë.

Shoferi i kryetarit të Komunës së Haraçinës është lënduar rëndë.

Për shkak të urgjencës ai është shtruar në sallën e operacionit në Qendrën Klinike Nënë Tereza, por për momentin nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore.

“Ai ka plagë me armë zjarri në gjoks”. Bëhet fjalë për një djalë të moshës rreth 30-vjeçare”, thotë në një bisedë për Telma Nexhati Jakupi, drejtor i Klinikës për Kirurgji Torakale në Qendrën Klinike në Shkup.

Ndërkohë burime nga terreni tregojnë për gazetën KOHA se një person ka mbetur i vdekur, por nga Policia nuk kanë konfirmuar asgjë.

Të shtënat me armë në drejtim të Ibraimit kanë ardhur nga një veturë në lëvizje, ndërsa është shkaktuar panik e kaos në rrugën kryesore para sheshit të Haraçinës.

Policë të shumtë ka në vendngjarje, ndërsa është bllokuar hyrje-daljet e Haraçinës.