Dy tornado godasin Karolinën e Jugut

Dy tornado janë konfirmuar deri më tani në plazhin Edisto të Karolinës së Jugut dhe në ishullin Seabrook pasi stuhia tropikale Debby sjell reshje të dendura shiu dhe erëra të forta në disa pjesë të shtetit. Nuk raportohet për të lënduar nga këto tornado, raporton CNN. Edisto Beach – rreth 50 milje në jugperëndim të [...]Read More...

Dy tornado godasin Karolinën e Jugut

Dy tornado janë konfirmuar deri më tani në plazhin Edisto të Karolinës së Jugut dhe në ishullin Seabrook pasi stuhia tropikale Debby sjell reshje të dendura shiu dhe erëra të forta në disa pjesë të shtetit.

Nuk raportohet për të lënduar nga këto tornado, raporton CNN.

Edisto Beach – rreth 50 milje në jugperëndim të Charleston – përjetoi një tornado rreth orës 21:47 të së hënës, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit. Stuhia la të rrëzuar linjat e energjisë elektrike dhe dëmtoi pronat pas saj. Një tornado tjetër ndodhi në ishullin Seabrook – rreth 25 milje në jugperëndim të Charleston – në orën 23:00 të së hënës.