E hapur mundësia për mbështetje financiare edhe për ndërmarrjet nga Maqedonia e Veriut

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme edhe nga Maqedonia e Veriut do të mund të aplikojnë për mbështetjen financiare në kuadër të programit të Bashkimit Evropian – Horizon Europe, transmeton Portalb.mk. “Kuponat e Inovacionit për Ballkanin Perëndimor janë një nxitje financiare të dizajnuara për të lehtësuar partneritetet dhe shkëmbimin e njohurive ndërmjet ndërmarrjeve të vogla […]

E hapur mundësia për mbështetje financiare edhe për ndërmarrjet nga Maqedonia e Veriut
Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk në Canva

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme edhe nga Maqedonia e Veriut do të mund të aplikojnë për mbështetjen financiare në kuadër të programit të Bashkimit Evropian – Horizon Europe, transmeton Portalb.mk.

“Kuponat e Inovacionit për Ballkanin Perëndimor janë një nxitje financiare të dizajnuara për të lehtësuar partneritetet dhe shkëmbimin e njohurive ndërmjet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) dhe institucioneve hulumtuese publike në të gjithë Ballkanin Perëndimor (ËB)”, njoftoi Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik në Maqedoninë e Veriut.

Mundësia për aplikim do të jetë e hapur deri më 20 nëntor të vitit 2024.

Ky është një program pilot që do të shpërndan kupona të inovacionit për Ballkanin Perëndimor si pjesë e pilot programit të POLICY ANSËERS – R&I POLICY.

“Programi pilot synon të stimulojë aktivitetet e hulumtimit dhe inovacionit duke ofruar kupona për aplikantët e kualifikuar, duke inkurajuar zhvillimin e produkteve, shërbimeve dhe teknologjive të reja, njëkohësisht inkurajon inovacionin dhe rritjen ekonomike si dhe kontribuon në një tranzicion të gjelbër dhe digjital në rajon”, sqaroi Fondi.

Buxheti i përgjithshëm i Thirrjes është 240 mijë euro, ndërsa 8 mijë euro vetëm për një kupon, ashtu që të mbulohen 80 përqind e projektit.