“E njoh llojin e Trump”, Kamala Harris merr mbështetjen e demokratëve

Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka mbështetjen e mjaft delegatëve demokratë për të fituar nominimin e partisë për president, sipas vlerësimit të CNN. “Unë e njoh llojin e Donald Trump,” tha Harris në fjalimin e saj para demokratëve, ku përmendi edhe punën e saj si prokurore. Asnjë sfidues serioz nuk është shfaqur ende pasi Presidenti Joe Biden [...]Read More...

“E njoh llojin e Trump”, Kamala Harris merr mbështetjen e demokratëve

Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka mbështetjen e mjaft delegatëve demokratë për të fituar nominimin e partisë për president, sipas vlerësimit të CNN.

“Unë e njoh llojin e Donald Trump,” tha Harris në fjalimin e saj para demokratëve, ku përmendi edhe punën e saj si prokurore.

Asnjë sfidues serioz nuk është shfaqur ende pasi Presidenti Joe Biden njoftoi largimin e tij nga gara. Harris gjithashtu mblodhi 81 milionë dollarë në 24 orët e para, teksa e quajti atë një kontribut historik të mbështetjes.

Biden ka thënë se do të përfundojë mandatin e tij si President dhe do t’i drejtohet kombit këtë javë. Nëse zgjidhej si kandidate demokrate, Harris do të ishte gruaja e parë me ngjyrë dhe e para aziatike amerikane që do të kryesonte një parti të madhe politike.

/abcnews.al