Fabrizio Romano lëshon bombën, Milan me trajnerin e ri

Milan me trajner të ri. Edhe dy ndeshje të tjera për t’u luajtur dhe më pas një cikël i ri do të hapet zyrtarisht për Milan. Lamtumira e trajnerit Stefano Pioli është e dukshme, pasi gjuetia për trajnerin e ri ka nisur prej javësh. Vorbulla e emrave është e vazhdueshme dhe dilemat do të shpërbëhen […]

Fabrizio Romano lëshon bombën, Milan me trajnerin e ri

Milan me trajner të ri.

Edhe dy ndeshje të tjera për t’u luajtur dhe më pas një cikël i ri do të hapet zyrtarisht për Milan.

Lamtumira e trajnerit Stefano Pioli është e dukshme, pasi gjuetia për trajnerin e ri ka nisur prej javësh.

Vorbulla e emrave është e vazhdueshme dhe dilemat do të shpërbëhen zyrtarisht vetëm pasi të përfundojë kampionati.

Gazetari i njohur sportiv Fabrizio Romano, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan është në bisedime me trajnerin portugez Paulo Fonseca.

Bisedimet po shkojnë në drejtimin e duhur dhe se Fonseca është kandidati kryesorë për tu ulur në stolin e Rosonerëve.

Milan i ka ofruar Fonsecas kontratë dy vjeçare me pagë prej 3.5 milionë eurove në sezon.