Fejohet vajza e Bekim Jasharit, viziton varrin e gjyshes nga e cila e ka marrë emrin

Ish-kryetari i Skenderajt ka njoftuar se vajza e tij, Feridja që mban emrin e nënës së tij të ndjerë është fejuar. Në fotografitë e ndara shihet se edhe në këto momente çifti i ri kanë vizituar varrezat e familjes Jashari, shkruan Zeri.info. Bekim Jashari ka thënë se çdo ditë familja po rritet më shumë e […]

Fejohet vajza e Bekim Jasharit, viziton varrin e gjyshes nga e cila e ka marrë emrin
fejohet-vajza-e-bekim-jasharit,-viziton-varrin-e-gjyshes-nga-e-cila-e-ka-marre-emrin

fejohet-vajza-e-bekim-jasharit,-viziton-varrin-e-gjyshes-nga-e-cila-e-ka-marre-emrin

Ish-kryetari i Skenderajt ka njoftuar se vajza e tij, Feridja që mban emrin e nënës së tij të ndjerë është fejuar.

Në fotografitë e ndara shihet se edhe në këto momente çifti i ri kanë vizituar varrezat e familjes Jashari, shkruan Zeri.info.

Bekim Jashari ka thënë se çdo ditë familja po rritet më shumë e po përtrihen emrat e familjarëve që dhanë jetën për liri.

“Vajza jonë Feridja, që me krenari mbanë emrin e gjyshes, pas përfundimit të studimeve si një studente dhe vajzë e mrekullueshme, po nis një kapitull të ri të jetës së saj bashkë me Orgesin.

Unë, bashkëshortja dhe gjithë familja jemi krenar me Feriden e re, kulturën dhe edukatën e lartë të saj, ashtu siç do të ishte edhe babushi Hamëza dhe nëna Feridja.

Familja jonë për çdo vit po rritet e zgjerohet duke përtrirë emrat e më të dashurve tonë të rënë për Liri dhe duke qenë mirënjohës ndaj gjithë bashkëkombasve tanë për nderin dhe respektin e ndersjelltë.

Vajza jonë Feride, urime fejesa me Orgesin, qofshi përherë të lumtur!”, thuhet në postimin e tij.