Fejzullahu: Përkundër hezitimit nga serbët, besojmë se deri në fund të vitit do t’i nënshkruajnë kontratat me Elektroseverin

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, ka thënë se qytetarët serb në veri të vendit ende janë duke hezituar që t’i nënshkruajnë kontratat me kompaninë serbe, Elektrosever, raporton Ekonomia Online Fejzullahu është optimist se deri në fund të këtij viti, qytetarët serb do t’i përgjigjen këtij obligimi. Ndërsa, ka […]

Fejzullahu: Përkundër hezitimit nga serbët, besojmë se deri në fund të vitit do t’i nënshkruajnë kontratat me Elektroseverin
fejzullahu:-perkunder-hezitimit-nga-serbet,-besojme-se-deri-ne-fund-te-vitit-do-t’i-nenshkruajne-kontratat-me-elektroseverin

fejzullahu:-perkunder-hezitimit-nga-serbet,-besojme-se-deri-ne-fund-te-vitit-do-t’i-nenshkruajne-kontratat-me-elektroseverin

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, ka thënë se qytetarët serb në veri të vendit ende janë duke hezituar që t’i nënshkruajnë kontratat me kompaninë serbe, Elektrosever, raporton Ekonomia Online

Fejzullahu është optimist se deri në fund të këtij viti, qytetarët serb do t’i përgjigjen këtij obligimi. Ndërsa, ka treguar edhe nga cilat tregje merret energjia gjë që është e kontraktuar nga Serbia. Ai ka thënë se kompania serbe, Elektrosever është duke kryer detyrimet në raport me KEDS-in dhe duke i paguar tarifat ZRrE-së.

“E kemi thënë edhe më herët se trendi nuk është si më thënë te pritjet tona. Kemi trend pozitiv në fakt  një pjesë e madhe e konsumatorëve kanë nënshkruar kontratat me Elektroseverin por është mirë me u ritheksu se Elektroseveri është duke kryer detyrimet në raport me KEDS-in apo duke paguar tarifat nga ana e ZRrE-së sa i përket tarifave të shfrytëzimit të rrjetit të ASSh-së gjithashtu edhe tarifat e KOST-it apo tarifat e OST-së dhe OT-së që për ne si ZRrE konsiderojmë që është një hap tutje, një numër i madh i konsumatorëve ende janë duke rezistuar ose nuk janë duke i nënshkruar kontratat siç është e paraparë me legjislacioni në fuqi mirëpo pritjet tona janë që deri në fund të këtij viti edhe ata konsumatorë do fillojnë t’i nënshkruajnë kontratat me Elektroseverin dhe shpresojmë që nga viti i ardhshëm edhe ajo pjesë do të jetë 100 për qind si pjesa tjetër e Kosovës”.

“Ne e dimë se 100 për qind e asaj energjisë merret nga tregjet në regjion konkretisht shumica e informatave se energjia merret nga ana e tregut të Serbisë sipas të dhënave që i kemi e gjithë energjia kalohet pothuajse jo e gjitha përmes Malit të Zi dhe Kosovës, pra kjo energji është blerë dhe kontraktuar në tregun e Serbisë”, ka thënë Fejzullahu.