Fitojnë procesin gjyqësor, të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatës luftës në Kosovë u njihet e drejta e pensioneve të dyfishta

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës- QKRMT ka bërë të ditur se është shënuar edhe një sukses tjetër i rëndësishëm në përfaqësimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale në kërkesat e tyre për njohjen e të drejtës së realizimit të pensioneve të dyfishta. Në procese të ndara gjyqësore, QKRMT ka përfaqësuar tre […]

Fitojnë procesin gjyqësor, të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatës luftës në Kosovë u njihet e drejta e pensioneve të dyfishta
fitojne-procesin-gjyqesor,-te-mbijetuarve-te-dhunes-seksuale-gjates-luftes-ne-kosove-u-njihet-e-drejta-e-pensioneve-te-dyfishta

fitojne-procesin-gjyqesor,-te-mbijetuarve-te-dhunes-seksuale-gjates-luftes-ne-kosove-u-njihet-e-drejta-e-pensioneve-te-dyfishta

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës- QKRMT ka bërë të ditur se është shënuar edhe një sukses tjetër i rëndësishëm në përfaqësimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale në kërkesat e tyre për njohjen e të drejtës së realizimit të pensioneve të dyfishta.

Në procese të ndara gjyqësore, QKRMT ka përfaqësuar tre të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, të cilëve Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative ia njeh të drejtën në realizimin e dy pensioneve: pensionin si të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës dhe pensionin bazik të moshës (si dhe atë kontribut -dhënës).

“Kjo arritje e drejtësisë është rezultat i angazhimit të QKRMT-së në ofrimin e Ndihmës Juridike Falas për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Këto procese gjyqësore kanë filluar qysh nga vitit 2021. Fillimisht janë përgatitur dhe dorëzuar paditë për 5 raste, ndërsa më vonë numri i rasteve ka vazhduar të shtohet.

Me të mbushur moshën e pensionimit, të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë janë privuar nga e drejta e shfrytëzimit të pensionit të dyfishtë. Pra, të mbijetuarit është dashur të zgjedhin veç njërin pension. Rastet e tilla, QKRMT i ka trajtuar me kujdes dhe të bindur në profesionalizmin dhe gjetjet e tyre, i ka mbështetur të mbijetuarit për arritjen e drejtësisë dhe njohjen e të drejtës së plotë për shfrytëzimin e pensionit të dyfishtë”, thuhet në njoftim.

QKRMT thekson se nxjerrja e tre Aktgjykimeve të njëpasnjëshme për njohjen e të drejtës në realizimin e pensioneve të dyfishta për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, është dëshmi e mjaftueshme se të mbijetuarve duhet t’iu njihet e drejta në realizimin e dy pensioneve.

“Bazuar në arsyetimet e Aktgjykimeve për këto raste, QKRMT i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve – Departamentit të Pensioneve, që ta rregulloj këtë çështje përmes një Akti administrativ dhe t’iu mundësoj kategorive të cilat gëzojnë të drejtën që të përfitojnë nga dy pensionet t’i marrin ato nga momenti kur i plotësohen kushtet ligjore, në mënyrë që mbijetuarit mos të presin me vitet të tëra deri sa të vendos gjykata për njohjen e kësaj të drejte.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës– QKRMT, mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, për të promovuar të drejtat e tyre dhe për t’u angazhuar për njohjen e statusit dhe realizimit të të drejtave të tyre ashtu siç parashihet me ligj”, thuhet tutje në reagim.