Fondacioni Metamorfozis po zhvillon konferencë mbi rreziqet e dezinformatave për demokracinë në vend

Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve – 2 Prillit, Fondacioni Metamorfozis, së bashku me partnerët dhe bashkëpunëtorët nga rajoni dhe Evropa Qendrore, organizon konferencë në të cilën flitet për rreziqet e dezinformatave për demokracinë tonë, sidomos para zgjedhjeve, transmeton Portalb.mk. Konferenca “Mbrojtja e demokracisë në Ballkan: Mbrojtja e integritetit të informacionit […]

Fondacioni Metamorfozis po zhvillon konferencë mbi rreziqet e dezinformatave për demokracinë në vend
Konferenca mbi rreziqet e dezinformatave për demokracinë në vend, sidomos para zgjedhjeve. Foto printscreen nga livestreami i Metamorfozis

Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve – 2 Prillit, Fondacioni Metamorfozis, së bashku me partnerët dhe bashkëpunëtorët nga rajoni dhe Evropa Qendrore, organizon konferencë në të cilën flitet për rreziqet e dezinformatave për demokracinë tonë, sidomos para zgjedhjeve, transmeton Portalb.mk.

Konferenca “Mbrojtja e demokracisë në Ballkan: Mbrojtja e integritetit të informacionit në epokën digjitale“ do të përbëhet nga dy diskutime në panel dhe dy fjalime të shkurtra.

E gjithë ngjarja tashmë ka filluar nga ora 10 deri në orën 14:30 më 2 prill në hotelin Holiday Inn në Shkup, ndërsa të gjithë të interesuarit mund ta ndjekin atë drejtpërdrejtë në faqen e Facebook të Metamorfozisit.

Temat kryesore në konferencë janë:
– “Sfidat për t’iu kundërvënë manipulimit dhe ndërhyrjes me informacion të huaj (FIMI) në Ballkan”
– “Demokracia në rrezik: Zgjedhjet në epokën e dezinformatave”

Në konferencë marrin pjesë gazetarë dhe ekspertë të shquar nga rajoni dhe Evropa Qendrore, duke përfshirë Sllovakinë, Serbinë, Greqinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Shqipërinë dhe Kosovën, që merren me verifikimin e fakteve dhe kundërvënien ndaj dezinformatave, si dhe përfaqësues vendas të institucioneve qeveritare dhe organizatave joqeveritare dhe ambasadave.