Gashi takoi ambasadoren amerikane Aggeler, u bisedua për pritshmëritë në zbatimin e reformave

Kryeparlamentari Afri, Gashi u takua sot me ambasadoren e ShBA-së, Angela Aggeler. Në takim u theksua vullneti dhe gatishmëria e dyanshme për thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale, si dhe pritshmëritë për vazhdimin e zbatimit të reformave në vend me qëllim të sundimit të ligjit, reformave në sistemin e drejtësisë, si dhe luftën kundër korrupsionit […]

Gashi takoi ambasadoren amerikane Aggeler, u bisedua për pritshmëritë në zbatimin e reformave
Afrim Gashi dhe Angela Aggeler. Foto: Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Kryeparlamentari Afri, Gashi u takua sot me ambasadoren e ShBA-së, Angela Aggeler. Në takim u theksua vullneti dhe gatishmëria e dyanshme për thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale, si dhe pritshmëritë për vazhdimin e zbatimit të reformave në vend me qëllim të sundimit të ligjit, reformave në sistemin e drejtësisë, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit, transmeton Portalb.mk.

“I shpreha mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për integrimin euroatlantik dhe evropian, si dhe për mbështetjen e konsiderueshme për avancimin e proceseve politike në vend”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kujtojmë se pas publikimit të emrave të rinj në listën e zezë amerikane, në mars 2024, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler, pralajmëroi edhe emra tjerë për në listën e zezë.

“Emërimi i ish-shefes së Prokurorisë Speciale, Katica Janeva dhe kandidatit aktual për president dhe kryetarit të komunës, Stevçe Jakimovski, nuk duhet të merret si një surprizë për asnjë”, deklaroi ambasadorja.

Ajo theksoi që qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë drejtësi prej institucioneve të tyre, ndaljen e krimit dhe korrupsionit.