Gaxherri e LDK-së: Shpërndarja e Kuvendit ishte lojë e VV-së, por LDK-ja nuk ra në grackën e tyre

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së¸ Besa Gaxherri, thotë për FrontOnline se deklaratat e VV-së se LDK është e kënaqur me Qeverinë Kurti dhe se për këtë nuk e dëshiruan shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, janë deklarata “hajgare pasi që shquhen për to”. ‘’Ata vetëm hajgare dijnë me bërë dhe asgjë serioze dhe deklaratat e tyre […]

Gaxherri e LDK-së: Shpërndarja e Kuvendit ishte lojë e VV-së, por LDK-ja nuk ra në grackën e tyre
gaxherri-e-ldk-se:-shperndarja-e-kuvendit-ishte-loje-e-vv-se,-por-ldk-ja-nuk-ra-ne-gracken-e-tyre

gaxherri-e-ldk-se:-shperndarja-e-kuvendit-ishte-loje-e-vv-se,-por-ldk-ja-nuk-ra-ne-gracken-e-tyre


Anëtarja e Kryesisë së LDK-së¸ Besa Gaxherri, thotë për FrontOnline se deklaratat e VV-së se LDK është e kënaqur me Qeverinë Kurti dhe se për këtë nuk e dëshiruan shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, janë deklarata “hajgare pasi që shquhen për to”.

‘’Ata vetëm hajgare dijnë me bërë dhe asgjë serioze dhe deklaratat e tyre janë të panevojshme me i komentu. Gjatë këtyre tri viteve e kemi parë se asnjë proces zotëri Kurti nuk di me përmbyllë, me mirëmbajt, ai di me ironizua dhe me bërë hajgare me procesin. Edhe unë thash me atë ironinë e tij’’, deklaron Gaxherri.

Gaxherri thotë se VV është munduar të bëjë lojë për të shkuar në zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, por kësaj here LDK-ja nuk ka pranuar të bie pre e kësaj loje të tyre.

‘’Natyrisht që dështimet e Kurtit dhe mbyllja e gjitha dyerve nga ndërkombëtarët, zotri Kurti është munduar me bërë një lojë, qe me çu vendin zgjedhje. LDK nuk ka pranu me ra pre e kësaj loje’’, thotë ajo.

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së thotë se kryeministri Albin Kurti, duhet me dal dhe me thënë se po jap dorëheqje dhe po shkojmë në zgjedhje.

‘’Ai duhet me dalë me thënë po shkojmë në zgjedhje se s’po mundemi me i shty proceset. Tash nuk po e dijmë se çfarë qëllimi paska pasur zotëri Kurti, a ka pasur dëshirë me zhvillu Kosovën apo jo, sepse krejt të kundërtën po e bën’’ përfundon Gaxherri për FrontOnline.