Gerapetritis: Jam i bindur se qytetarët e RMV-së nuk do të donin t’i vendosin në rrezik marrëdhëniet me Greqinë dhe perspektivën evropiane të vendit

Është i domosdoshëm respektim dinjitoz dhe i plotë i Marrëveshjes së Prespës, porositi në intervistë për gazetën greke “Real njuz” ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë Jorgos Gerapetritis. Ai shfaqi bindje se qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të dëshironin t’i vendosin në rrezik marrëdhëniet me Greqinë dhe perspektivën evropiane të vendit, shkruan […]

Gerapetritis: Jam i bindur se qytetarët e RMV-së nuk do të donin t’i vendosin në rrezik marrëdhëniet me Greqinë dhe perspektivën evropiane të vendit
Flamuri i Maqedonisë së Veriut (RMV), Bullgarisë dhe i Bashkimit Evropian (BE). Foto: Oleksandr Filon në Canva

Është i domosdoshëm respektim dinjitoz dhe i plotë i Marrëveshjes së Prespës, porositi në intervistë për gazetën greke “Real njuz” ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë Jorgos Gerapetritis. Ai shfaqi bindje se qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të dëshironin t’i vendosin në rrezik marrëdhëniet me Greqinë dhe perspektivën evropiane të vendit, shkruan MIA, transmeton Portalb.mk.

Për të tre memorandumet që ende nuk janë ratifikuar në Parlamentin grek, Gerapetritis tha se do t’i miratojë në momentin adekuat politik dhe përsëriti se ratifikimi varet nga zbatimi dinjitoz dhe i plotë i Marrëveshjes së Prespës, për shkak se, siç theksoi, përveç çështjes për emrin kushtetues, ekzistojnë edhe çështje të tjera thelbësore të pazgjidhura.

“Realiteti është se dëshirojmë t’i sjellim memorandumet për ratifikim, për shkak se edhe ne në parim pajtohemi me rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, kjo nuk mund të ndodhë në qoftë se nuk ekziston harmonizim i plotë dhe i prekshëm me Marrëveshjen e Prespës. Të mos harrojmë se implementimi i Marrëveshjes është parakusht i qartë për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut”, tha shefi i diplomacisë greke.

Lidhur me reagimin e Athinës zyrtare për inaugurimin epresidentes së re Gordana Siljanovska-Davkova, Gerapetritis thesoi se ishte i shpejtë, por sipas tij edhe “efikas dhe shumëdimensional”.

“Realiteti është se sot udhëheqësia politike e Maqedonisë së Veriut tashmë është edhe nën ptension të brendshëm. Ministria e Punëve të Jashtme e vendit doli me kumtesë se duhet të ketë respektim të plotë të Marrëveshjes së prespës dhe emrit kushtetut të shtetit, ndërsa Ministria e Drejtësisë, inaugurimin e karakterizoi si të pavlefshëm. Bindja ime ëstë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të dëshironin që t’i vendosin në rrezik marrëdhëniet me Greqinë dhe perspektivën evropiane të vendit. Nënkuptohet se në të gjithë forumet ndërkombëtare i ngrisim çështjet për respektim të Marrëveshjes së Prespës dhe kërkojmë zbatim të tij dinjitoz”, tha Gerapetritis.

Kryeministri grek Kirjakos Micotakis në intervistë për televizionin ERT më 18 maj të vitit 2024 deklaroi se kurrfarë progresi në rrugën e gjatë të Shkupit drejt Evropës nuk mund të arrihet pa respektim absolut të Marrëveshjes së Prespës për çështjen për emrin, thotë Ai theksoi se në bazën e Marrëveshjes së Prespës është koncepti i emërimit, gjegjësisht emri Maqedonia e Veriut të përdoret “erga omnes” dhe të vlejë për të gjithë, gjegjësisht të përdoret brenda dhe jashtë shtetit.

Ndryshe, reagime për Marrëveshjen e Prespës nisën të vijnë, pasi presidentja e re e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova, gjatë dhënies së betimit, nuk e përdori emrin zyrtar “Maqedonia e Veriut” ashtu siç është rënë dakord me Marrëveshjen e Prespës.

Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është e një rëndësie të madhe, pasi menjëherë pas arritjes së saj Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s.