Gjermani, të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Mynih

GJERMANI- Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë Muzeut Nazist dhe konsullatës izraelite, e cila ndodhet në qendër të Mynihut. Sipas njoftimeve, policia ka qëlluar në drejtim të një personi të dyshimtë. Autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve që të shmangin zonën ku janë dëgjuar të shtënat me armë. Në një video, e cila qarkullon [...]Read More...

Gjermani, të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Mynih

GJERMANI- Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë Muzeut Nazist dhe konsullatës izraelite, e cila ndodhet në qendër të Mynihut. Sipas njoftimeve, policia ka qëlluar në drejtim të një personi të dyshimtë.

Autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve që të shmangin zonën ku janë dëgjuar të shtënat me armë.

Në një video, e cila qarkullon në rrjetet sociale dëgjohen të shtëna të shumta.

Aktualisht nuk ka të dhëna për ndonjë të dyshuar tjetër në lidhje me operacionin, tha policia, duke shtuar se forca të mëdha ndodhen në vendngjarje.

Sipas mediave gjermane, ngjarja ndodhi në përvjetorin e sulmit olimpik të vitit 1972, ku në atë kohë, terroristët palestinezë vranë njëmbëdhjetë atletë izraelitë në Mynih.

Diplomatët dhe punonjësit e konsullatës izraelite ndodheshin aty pranë, për shkak të përkujtimit të përvjetorit të sulmit olimpik. Sakaq, Ministria e Jashtme izraelite njoftoi se asnjë personel konsullor nuk u lëndua.

Çfarë ndodhi në sulmin e vitit 1972

Më 5 shtator 1972, tetë anëtarë të grupit palestinez “Shtatori i Zi” kaluan gardhin e pambrojtur të fshatit olimpik, hynë në ndërtesën ku qëndronte ekipi izraelit dhe morën peng atletët.

Pesë atletë, gjashtë trajnerë dhe një polic gjerman u vranë në fshatin opimpik ose gjatë përpjekjes së dështuar të shpëtimit.

Personat që sulmuan kërkonin nga Izraeli lirimin e të burgosurve palestinezë dhe të dy ekstremistëve të majtë gjermanë që mbaheshin në burgjet e Gjermanisë./ abcnews.al