Gjyqtari Agim Kuçi suspendohet pas rastit të Enver Sekiraqës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura, në të cilën ka vendosur për suspendimin një gjyqtari deri në një vendim tjetër. Suspendimi i gjyqtarit Agim Kuçi, vjen pasi i njëjti më 3 maj 2024 pas shpalljes së dënimit me 25 vjet burgim për Sekiraqën, mori aktvendim […]

Gjyqtari Agim Kuçi suspendohet pas rastit të Enver Sekiraqës
gjyqtari-agim-kuci-suspendohet-pas-rastit-te-enver-sekiraqes

gjyqtari-agim-kuci-suspendohet-pas-rastit-te-enver-sekiraqes

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura, në të cilën ka vendosur për suspendimin një gjyqtari deri në një vendim tjetër.

Suspendimi i gjyqtarit Agim Kuçi, vjen pasi i njëjti më 3 maj 2024 pas shpalljes së dënimit me 25 vjet burgim për Sekiraqën, mori aktvendim që t’ia ndërpres masën e arrestit shtepiak dhe të mbrohet në liri.

Në njoftim thuhet se mbledhja e Këshillit u mbajt me dy pika të rendit të ditës: Themelimi i panelit hetimor për rastin disiplinor

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura, me dy pika të rendit të ditës:

1. Themelimi i panelit hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/04/2024/GJTHPR-AD/GJTHPR/8/24;
2. Themelimi i panelit hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/03/2024/GJTHGJL-AD.GJTH.GJL.nr.5/24;

Këshilli, pas shqyrtimit dhe analizimit të dy rasteve disiplinore ka themeluar panelet hetimore.

Sa i përket rastit AD/KGJK/04/2024/GJTHPR-AD/GJTHPR/8/24, Këshilli bazuar në kërkesën e autoritetit kompetent me shumicë të votave vendosi për suspendimin e gjyqtarit që është subjekt i hetimit, deri në një vendim tjetër të Këshillit.

Këshilli vlerësoi se suspendimi i subjektit të hetimit, në këtë fazë të procedurës, do të krijojë parakushte që paneli hetimor të hetoj në tërësi çështjen në mënyrë të pavarur, objektive dhe të pa ndikuar.