Hallakatet drejtori i Telekomit që është militant i VV-së: Kam më shumë respekt për Vuçiqin se sa për…

Militanti i VV-së dhe drejtori financiar i Telekomit, Feim Kelmendi ka bërë një deklaratë skandaloze, shkruan Periskopi. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka sulmuar përmabruesin privat Irfan Kërçagu. Feim Kelmendi këtë reagim e ka bërë pasi komisioni disiplinor ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë që të shkarkoi përmbaruesin Irfan […]

Hallakatet drejtori i Telekomit që është militant i VV-së: Kam më shumë respekt për Vuçiqin se sa për…
hallakatet-drejtori-i-telekomit-qe-eshte-militant-i-vv-se:-kam-me-shume-respekt-per-vuciqin-se-sa-per…

hallakatet-drejtori-i-telekomit-qe-eshte-militant-i-vv-se:-kam-me-shume-respekt-per-vuciqin-se-sa-per…

Militanti i VV-së dhe drejtori financiar i Telekomit, Feim Kelmendi ka bërë një deklaratë skandaloze, shkruan Periskopi.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka sulmuar përmabruesin privat Irfan Kërçagu.

Feim Kelmendi këtë reagim e ka bërë pasi komisioni disiplinor ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë që të shkarkoi përmbaruesin Irfan Kërçagu.

“Une me shume kam respekt Vucicin se sa per njerze qe duke shfrytezuar pozitat ne insititucione bejne veprime kriminale duke demtuar pronen e shtetin ne te cilin jetojne dhe shtetit qe u ka dhene mundesine qe te veprojne si kriminel kunder prones se shtetit”, ka thënë militanti i VV-së për Kërçagun.

Kujtojmë se Irfan Kërçagu është përmbarues i caktuar për të marr dëmshpërblimin që Telekomi i detyrohet Dardafon. net (Z-mobile).

Postimi i ploë i Feim Kelmendit pa ndërhyrje:

Pas vendimit skandaloz, pa asnje arsyetim dhe pa asnje baze ligjore per heqjen e suspendimit te permbaruesit kriminel nga Komisioni Disiplinor i Ministrise se Drejtesise, i njejti kriminel sot vazhdoi krimin e tij duke plackitur miliona euro nga llogarite bankare te Telekomit ende pa e pritur vendimin e shkalles se dyte.

Beteja ligjore me keta kriminel (banda kriminale, permbarues kriminal, gjykates te korruptuar etj) do te vazhdoje deri sa drejtesia te vihet ne vend.

Te njejtit heret ose vone, me pastrimit te sistemit te drejtesise nga njerze te kapur nga bandat kriminale, njerze gangster te shitur qe veprojne sipas instruksioneve te bandave kriminale, do te vije kohe qe do te japin llogari.

Eshte turp per institucionet qe mbajne ne mesin e tyre njerze qe veprojne per llogari te grupeve kriminale duke demtuar pasurite shtetrore.

Keta kriminel duhet ta dijne qe femijet e tyre jane duke i ushqyer me parate te plackitura dhe femijet qe rriten me para te krimit me gjase te madhe dote behen kriminel sikur prinderit e tyre.

Per fund disa shoke te mi qe po ja bejne like ketij krimineli me nuk do ta kene respektin qe kan pasur nga une.

Une me shume kam respekt Vucicin se sa per njerze qe duke shfrytezuar pozitat ne insititucione bejne veprime kriminale duke demtuar pronen e shtetin ne te cilin jetojne dhe shtetit qe u ka dhene mundesine qe te veprojne si kriminel kunder prones se shtetit.