Hapat e para të Qeverisë së re: Investime dhe rebalanc të buxhetit

Rebalanci i buxhetit, investime të reja, ndihmë financiare për komunat, huamarrja prej një miliard euro si dhe stop rritjes së rrymës prej 1 korrikut… Rishikimi i buxhetit, investime të reja, ndihmë financiare për komunat, The post Hapat e para të Qeverisë së re: Investime dhe rebalanc të buxhetit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Hapat e para të Qeverisë së re: Investime dhe rebalanc të buxhetit

Rebalanci i buxhetit, investime të reja, ndihmë financiare për komunat, huamarrja prej një miliard euro si dhe stop rritjes së rrymës prej 1 korrikut…

Rishikimi i buxhetit, investime të reja, ndihmë financiare për komunat, huamarrja re prej një miliard euro si dhe stop rritjes së rrymës prej 1 korrikut. Me rebalancin e buxhetit deri në fund të vitit do të sigurohen 100 milionë euro për projekte nëpër komuna, ndërsa pritet të mbahet edhe premtimi parazgjedhor me një rritje lineare të pensioneve prej 5000 denarë në vitin e parë, ku gjysma e rritjes do të jetë sivjet dhe tjetra në vitin e ardhshëm.Këto janë vetëm disa nga paralajmërimet kryesore të qeverisë së re në fushën e ekonomisë. Jozyrtarisht kuptohet se paketa financiare prej një miliard eurosh do të vijë nga një bankë shtetërore nga Hungaria, me një interes të favorshëm prej tre për qind. Me këto fonde qeveria nuk ka në plan të ulë borxhin publik, por do të financojë projekte infrastrukturore.

Njëherësh vitin e ardhshëm me thirrjen që do të shpallet në fillim 2025-ës , diku në gjysmën e dytë të janarit apo në gjysmën e parë të shkurtit edhe 250 milionë euro shtesë nga buxheti qendror do t’u ndahen komunave.

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nëse gjithçka shkon siç duhet, në gjysmën e dytë të korrikut do të ketë një rishikim në Parlament, përderisa në gjysmën e parë të gushtit do t’i bëhet thirrje bashkive që të bashkëpunojnë me projektet. Sipas asaj që po diskutohet me ministren e Financave, ekziston mundësia e madhe që për komunave të ndahen gjashtë miliardë denarë për projektet që janë gati. Me këto gjashtë miliardë denarë pres të paktën 150 projekte për t’u financuar, nëse jo edhe 200 për bulevardet, kanalizimet e ujësjellësit, shkollat…Paralajmërohen edhe investime të reja. Sipas kryeministri Mickoski investimi mi i Alkazar Enerxhi do të mundësojë energji elektrike për 100.000 amvisëri të Maqedonisë nga ky park me erë, që nënkupton afërsisht 20 për qind e të gjithë prodhimit të energjisë elektrike në vend, por edhe 630 vende të reja pune.

“Të martën promovohet edhe një investim i madh i huaj në fushën e energjisë, nga 400 deri në 450 milionë euro dhe me këtë në prodhimin tonë të energjisë elektrike do të fitojnë një balans energjetik, aq sa prodhojmë, aq sa konsumojmë, pa ligje të veçanta në Parlament. Investuesi është nga Dubai dhe në atë fond investimi në strukturë është Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Korporata Ndërkombëtare Financiare ose AFSI, por ka edhe fonde strukturore gjermane dhe amerikane”, thekson më tej Mickoski.

Të martën është paralajmëruar edhe mbajtja e e seancës së 8-të të Parlamentit ku në rend dite është edhe Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Energjinë, me procedurë të shkurtuar. VMRO-DPMNE ka dorëzuar ndryshimin e Ligjit për Energjinë për të parandaluar rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga 1 korriku. Ligji duhet të parandalojë një trend rritës të çmimit të energjisë elektrike në gjashtë muajt e ardhshëm dhe nga janari 2025 të ulet çmimi i energjisë elektrike si për amvisëritë ashtu edhe për industrinë.

Me propozimin e paraqitur, çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet për grupin e parë dhe të dytë të konsumatorëve, ndërsa për grupin e tretë dhe të katërt tarifor rritja do të jetë nga 1 në 2 për qind.

Me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjinë, pas procedurës së shkurtuar, neni 1 ndryshohet në nenin 101, përkatësisht shtohet paragrafi (10), me të cilin synohet të përcaktohet përjashtimi nga paragrafi (9), domethënë nëse furnizuesi i caktuar universal që ka ofruar shërbimin universal nuk është i detyruar të themelojë një shoqëri të re për ofrimin e shërbimit deri në përfundimin e procedurës së vendosur të tenderit. Me këtë dispozitë, përveç sigurisë, sigurohet edhe vazhdimësia e furnizimit me rrymë. (koha.mk)

The post Hapat e para të Qeverisë së re: Investime dhe rebalanc të buxhetit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .