Haxhiu letër ministres serbe të Drejtësisë: Të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bëtë të ditur se i është drejtuar me një letër ministres serbe të drejtësisë, Maja Popoviç. Ministrja ka kërkuar që kosovarët që po mbahen në burgje të Serbisë, të kthehen në Kosovë dhe të gjykohen këtu, shkruan Front Online. Haxhiu në një postim në platformën “X”, ka shkruar se […]

Haxhiu letër ministres serbe të Drejtësisë: Të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë
haxhiu-leter-ministres-serbe-te-drejtesise:-te-transferohen-ne-kosove-kater-kosovaret-qe-po-mbahen-ne-burgjet-e-serbise

haxhiu-leter-ministres-serbe-te-drejtesise:-te-transferohen-ne-kosove-kater-kosovaret-qe-po-mbahen-ne-burgjet-e-serbise

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bëtë të ditur se i është drejtuar me një letër ministres serbe të drejtësisë, Maja Popoviç.

Ministrja ka kërkuar që kosovarët që po mbahen në burgje të Serbisë, të kthehen në Kosovë dhe të gjykohen këtu, shkruan Front Online.

Haxhiu në një postim në platformën “X”, ka shkruar se Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa po mbahen në burgjet e Serbisë.

“Javën e kaluar kam kërkuar nga ministrja serbe e drejtësisë që të transferohen qytetarët tanë që mbahen në burgjet serbe. Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa duhet të kthehen në Kosovë për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm nga autoritetet”, shkruan Haxhiu./Front Online/