Haxhiu për Ligjin e Çmimit për Barna: Është hajni me letra në favor të oligarkëve farmaceutik e në dëm të pacientëve dhe qytetarëve

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, njëherit anëtar i Komisionit për Shëndetësi, thotë për FrontOnline, se do të duhej të kishte ulje të çmimit të barnave me ligjin e ri dhe jo rritje të tij. ‘’Rregullimi i produkteve medicinale, do të duhej të kishte një ulje të çmimit të barnave. Përmes Komisionit për Tatimit të çmimit […]

Haxhiu për Ligjin e Çmimit për Barna: Është hajni me letra në favor të oligarkëve farmaceutik e në dëm të pacientëve dhe qytetarëve
haxhiu-per-ligjin-e-cmimit-per-barna:-eshte-hajni-me-letra-ne-favor-te-oligarkeve-farmaceutik-e-ne-dem-te-pacienteve-dhe-qytetareve

haxhiu-per-ligjin-e-cmimit-per-barna:-eshte-hajni-me-letra-ne-favor-te-oligarkeve-farmaceutik-e-ne-dem-te-pacienteve-dhe-qytetareve


Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, njëherit anëtar i Komisionit për Shëndetësi, thotë për FrontOnline, se do të duhej të kishte ulje të çmimit të barnave me ligjin e ri dhe jo rritje të tij.

‘’Rregullimi i produkteve medicinale, do të duhej të kishte një ulje të çmimit të barnave. Përmes Komisionit për Tatimit të çmimit të barnave, MSH ka bërë një rritje të çmimit të barnave, kjo rritje është më e lartë se sa çmimi që është në shitje me pakicë në barnatore’’, thekson ai.

Haxhiu, merr për shembull edhe ndryshimin e çmimit të barnave me ligjin e ri, derisa e konsideron si tendencë propaganduese e VV-së për të thënë në publik se ky ligj rregullon sferën e barnave, por pas publikimit të çmimit, kjo po del se është mashtrim dhe kjo i shkon për shtati sipas tij vetëm mafies së farmacistëve dhe në dëm të qytetarit.

’Për shembull Aspirini në barnatore kushton 1,8 euro deri në 2 euro, do të kushtoj me ligjin e ri 2.85 euro. Me ligj, MSH, Kurti dhe VV kanë dashur me e shitë si propagandë se po duan me e rregullu këtë sferë, por pas publikimi të çmimit, e shohim se ka rritje të tyre dhe fitues janë vetëm mafia farmaceutike dhe oligarkët e farmacisë që janë të lidhur direkt me MSH-në, kjo shkon në dëm të qytetarëve dhe pacientëve të Kosovë’’ thotë ai.

Deputeti Haxhiu, për FrontOnline e konsideron mashtrim dhe vjedhje të pacientëve e qytetarëve ligjin për barna, derisa tregon idenë e tyre (PDK-së) për rregullimin e çmimit të barnave.

‘’Ky është edhe mashtrim po edhe vjedhje e pacientëve. Qëllimi ka qenë pacientët me ble një produkt medicinal me njëjtin cmim në gjithë Kosovën, dhe ata mos të preken me çmime të larta dhe të mos kishte ndryshim të cmimeve, pra synimi ynë me ish-minsitrin Ismaili ka qenë të ketë unifikim të çmimit të barnave, por të ketë unifikim për çmim por jo me të lartë’’ deklaron ai.

Për fund, Haxhiu e quan hajni me letra ligjin për barna.

‘’Kjo është hajni me letra në favor të oligarkëve e në dëm të pacientëve’’ përfundon ai.