Haxhiu: Prokuroria Speciale po tenton që të më pengojë në punën time

Ka përfunduar intervistimi i ministres Albulena Haxhiut e cila që dy ditë është pyetur mbi dy çështje nga Prokuroria Speciale. Haxhiu, sipas një njoftimi të lëshuar dje nga Prokuroria Speciale, është thirrur me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus’’ më datë 02 korrik 2024, […]

Haxhiu: Prokuroria Speciale po tenton që të më pengojë në punën time
haxhiu:-prokuroria-speciale-po-tenton-qe-te-me-pengoje-ne-punen-time

haxhiu:-prokuroria-speciale-po-tenton-qe-te-me-pengoje-ne-punen-time

Ka përfunduar intervistimi i ministres Albulena Haxhiut e cila që dy ditë është pyetur mbi dy çështje nga Prokuroria Speciale.

Haxhiu, sipas një njoftimi të lëshuar dje nga Prokuroria Speciale, është thirrur me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus’’ më datë 02 korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social Facebook të datës 20 korrik 2024, lidhur me arratisjet që kanë ndodh nga burgjet e Kosovës.

E njëjta sot mbi këtë çështje është deklaruar para mediave.

Ajo ka thënë se intervistimi i saj është tendencioz dhe se dikujt sipas saj po i pengon puna e Qeverisë.