Haziri: Ftesa e Kurtit për takim erdhi në një kohë ngërçi me partnerët ndërkombëtarë që e reflekton gjendjen brenda

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se ftesa e kryeministrit Albin Kurti për t’u takuar me kryetarin e partisë më të vjetër në vend, Lumir Abdixhiku erdhi në një kohë kur “pritjet dhe angazhimet në Kosovë lidhen me Këshillin e Evropës”. Haziri tha në Frontal në T7 se ky ngërç në marrëdhëniet […]

Haziri: Ftesa e Kurtit për takim erdhi në një kohë ngërçi me partnerët ndërkombëtarë që e reflekton gjendjen brenda
haziri:-ftesa-e-kurtit-per-takim-erdhi-ne-nje-kohe-ngerci-me-partneret-nderkombetare-qe-e-reflekton-gjendjen-brenda

haziri:-ftesa-e-kurtit-per-takim-erdhi-ne-nje-kohe-ngerci-me-partneret-nderkombetare-qe-e-reflekton-gjendjen-brenda


Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se ftesa e kryeministrit Albin Kurti për t’u takuar me kryetarin e partisë më të vjetër në vend, Lumir Abdixhiku erdhi në një kohë kur “pritjet dhe angazhimet në Kosovë lidhen me Këshillin e Evropës”.

Haziri tha në Frontal në T7 se ky ngërç në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë “e reflekton gjendjen që është brenda”.

“Ftesa erdhi në një kohë ku pritjet dhe angazhimet në Kosovë lidhen me Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin përmes Këshillit të Ministrave që është hapi i fundit. Krejt ky ngërç që ka ndodhë dhe raporti që është krijuar i Kosovës me partnerët ndërkombëtarë e reflekton gjendjen që është brenda. Tash me të ftu me folë për një çështje që nuk është, le të themi, çështje që e reflekton farë krize parlamentare”, tha Haziri.

Ai tha se Kuvendi është “pasqyra e qeverisjes”.

“Kuvendi i Kosovës ka probleme serioze sepse është pasqyra e qeverisjes. Kjo është e vërtetë. Por asnjëherë nuk ka qenë shkaktare LDK-ja ose opozita, pjesa tjetër e opozitës, që të kemi krizë parlamentare”, tha Haziri.

Nënkryetari i LDK-së tha se “nëse e pasqyrojmë gjendjen në Kuvend, është e keqe, por ajo e pasyqron qeverinë”.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e konsideroi të vonuar ftesën e Kurtit për takim, dhe në letrën që ia ktheu kryeministrit, e akuzoi atë se e ka shuar frymën e bashkëpunimit pozitë-opozitë.