Haziri: Kurti e solli Kosovën në partneritet të kushtëzuar me ndërkombëtarët, ashtu siç i ka Serbia

Lutfi Haziri nga LDK thotë për “Front Online” thotë se Kurti i ka sjellur Kosovës raportë të kushtëzuara me partnerët ndërkombëtar. Haziri thotë se Kurti i ka konfirmuar kushtëzimet e radhës duke e kushtëzuar implementimin e marrëveshjes së nënshkruar nga vetë ai. “Deklarata e ambasadorit gjerman, Rohde dhe në anën tjetër të Borell kërkojnë veprime […]

Haziri: Kurti e solli Kosovën në partneritet të kushtëzuar me ndërkombëtarët, ashtu siç i ka Serbia
haziri:-kurti-e-solli-kosoven-ne-partneritet-te-kushtezuar-me-nderkombetaret,-ashtu-sic-i-ka-serbia

haziri:-kurti-e-solli-kosoven-ne-partneritet-te-kushtezuar-me-nderkombetaret,-ashtu-sic-i-ka-serbia


Lutfi Haziri nga LDK thotë për “Front Online” thotë se Kurti i ka sjellur Kosovës raportë të kushtëzuara me partnerët ndërkombëtar.

Haziri thotë se Kurti i ka konfirmuar kushtëzimet e radhës duke e kushtëzuar implementimin e marrëveshjes së nënshkruar nga vetë ai.

“Deklarata e ambasadorit gjerman, Rohde dhe në anën tjetër të Borell kërkojnë veprime të shpejta, të pritura në zbatim të marrëveshjes së nënshkruar të Kurtit në vitin 2023. Këto marrëdhënie të Kurtit edhe me ambasadorin gjerman dhe shtetin e tij, edhe me përfaqësues tjerë të lartë janë të kushtëzuara. Kurti i ka konfirmuar kushtëzimet e radhës duke e kushtëzuar implementimin e marrëveshjes”, tha ai.

Haziri poashtu thotë se kryeministri bënë marrëveshje vet dhe pastaj po atë marrëveshje refuzon ta implementoj, siç është rasti i themelimit të Asociacionit.

“Në njërën anë bënë një marrëveshje të keqe, në anën tjetër e kushtëzon masndej implementimin e po asaj marrëveshje. Ky është raport i ri që Kurti ia ka sjellë Kosovës, raport I kushtëzuar. “

Nënkryetari i LDK-së thotë se Serbia ishte ajo që kishte marrëdhënie të kushtëzuara, tash Kurti ia solli Kosovës një raport të tillë, pra partneritet i kushtëzuar, ku sipas tij, Kosova do ta vuaj këtë kushtëzim.

“Serbia ka pas marrëdhenië të kushtëzuara, marrëdhënie lufte, marrëdhenie paqe por të kushtëzuar me BE-në, NATO-n dhe SHBA-në dhe Kosova ka pasur marrëdhënie të partneritetit, besimi, mbështetje dhe të pakushtëuzara. Pra, Kurti e solli në partneritet të kushtëzuar. Kështu që z.Kurti e ka sjellë, diçka që Kosova do ta vuaj prapë”, tha Haziri për Front Online.