Hetemi me batanije e jastëk në dorë flet për “Deutsche Welle”: Këtu kam fjetur shtatë muaj

Kryetari i ish-vetëngunjuar i Leposaviqit, Lulzim Hetemi sërish ka shkuar brenda komunës së Leposaviqit, derisa për median gjermane Deutsche Welle ka folur për periudhën kur ka qëndruar aty. Duke i treguar për izolimin e tij shtatë muajsh përbrenda komunës, Hetemi me jastëk e batanije në dorë tregon për atë kohë. “Qe ku flej, qe ku […]

Hetemi me batanije e jastëk në dorë flet për “Deutsche Welle”: Këtu kam fjetur shtatë muaj
hetemi-me-batanije-e-jastek-ne-dore-flet-per-“deutsche-welle”:-ketu-kam-fjetur-shtate-muaj

hetemi-me-batanije-e-jastek-ne-dore-flet-per-“deutsche-welle”:-ketu-kam-fjetur-shtate-muaj


Kryetari i ish-vetëngunjuar i Leposaviqit, Lulzim Hetemi sërish ka shkuar brenda komunës së Leposaviqit, derisa për median gjermane Deutsche Welle ka folur për periudhën kur ka qëndruar aty.

Duke i treguar për izolimin e tij shtatë muajsh përbrenda komunës, Hetemi me jastëk e batanije në dorë tregon për atë kohë.

“Qe ku flej, qe ku e kam çebën, jastakun..tre banjo”, nisi t’u tregojë Hetemi medias publike gjermane, duke ia treguar përreth ambientin se “ku ka flejt kryetari”; kjo referuar vetes në veten e tretë.

“Qe në këtë kauq ka flejt kryetari, dmth qe mbulojën, çeben, jastakun…i kena tri banjo atje, i kena pas vendos ni tush, e kan ba si banjo, e kena kuzhinën, jena ushqye…kështu që kryetari ka nejt qitu…në këtë kauq ka flejt edhe policia edhe mbrojtja e afër, shtat muaj ditë”, tha ai./Reporteri