Hidhet mjet shpërthyes në parkingun e një lokali në Lipjan arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë hedhur një granat dore në parkingun e një lokali në Lipjan, raporton Policia e Kosovës. Sipas policisë, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një armë gjueti me 16 fishekë si dhe një pushkë ajrore. “Lipjan […]

Hidhet mjet shpërthyes në parkingun e një lokali në Lipjan arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë hedhur një granat dore në parkingun e një lokali në Lipjan, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një armë gjueti me 16 fishekë si dhe një pushkë ajrore.

“Lipjan 17.08.2024-02:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore) në parkingun e një lokali. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit është kryer bastisja në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjueti me 16 fishekë si dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.