Himara në heshtje zgjedhore, të dielën votohet për kreun e ri të Bashkisë

Himara është sot në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën rreth 23 mijë qytetarë janë ftuar të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë. Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Qendrat e votimit, 36 në total, do të hapen në orën 07:00 të mëngjesit [...]Read More...

Himara në heshtje zgjedhore, të dielën votohet për kreun e ri të Bashkisë

Himara është sot në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën rreth 23 mijë qytetarë janë ftuar të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë. Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Qendrat e votimit, 36 në total, do të hapen në orën 07:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në 19:00.

Materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore mbërritën një ditë më parë në KZAZ nr. 88. Në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor, baza materiale për 36 qendrat e votimit u dërgua të premten nga KQZ në bashkëpunimin me Ministrinë e Brendshme.

Së bashku me kutitë e votimit, fletët e votimit dhe dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, u dërguan edhe pajisjet e identifikimit elektronik (PEI), kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit, kamerat regjistruese/monitoruese që vendosen në tavolinat e numërimit të votave (VNV). Për zgjedhësit që kanë probleme me shikimin, KQZ ka mundësuar shabllonin e fletës së votimit me alfabetin Braille në çdo qendër votimi.

Materialet zgjedhore do të shpërndahen drejt qendrave të votimit gjatë orëve të para të ditës së diel, në mënyrë që të gjithë qendrat e votimit të jenë gati për qytetarët për të ushtruar të drejtën e votës në datën 4 gusht 2024.

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash. Pas arrestimit të tij bashkia u drejtua fillimisht nga ish-kryebashkiaku, Jorgo Goro i cili u arrestua për shpërdorim detyre nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK për abuzime me pronat. Pas Goros drejtimin e bashkisë e mori nënkryetarja, Blerina Balaj, e cila më pas dha dorëheqjen duke përmendur arsye personale. Këshilli bashkiak më pas zgjodhi një kryetar të ri në detyrë, Arqile Bollanon./abcnews.al