Hoxhaj, ministrit ukrainas: Po flirton me Serbinë e cila është pjesë e boshtit të gjenocidëve të udhëhequr nga Rusia

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar ministrit të jashtëm të Ukrainës, i cili u takua me homologun e tij serb, Marko Gjuriq. Ai, përmes rrjetit social X, ka thënë se Ukraina po mbanë raporte me Serbinë që është e udhëhequr nga Rusia. “Është për të ardhur keq që Ukraina mban në […]

Hoxhaj, ministrit ukrainas: Po flirton me Serbinë e cila është pjesë e boshtit të gjenocidëve të udhëhequr nga Rusia
hoxhaj,-ministrit-ukrainas:-po-flirton-me-serbine-e-cila-eshte-pjese-e-boshtit-te-gjenocideve-te-udhehequr-nga-rusia

hoxhaj,-ministrit-ukrainas:-po-flirton-me-serbine-e-cila-eshte-pjese-e-boshtit-te-gjenocideve-te-udhehequr-nga-rusia

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar ministrit të jashtëm të Ukrainës, i cili u takua me homologun e tij serb, Marko Gjuriq.

Ai, përmes rrjetit social X, ka thënë se Ukraina po mbanë raporte me Serbinë që është e udhëhequr nga Rusia.

“Është për të ardhur keq që Ukraina mban në Ballkan politikën e jashtme pro-ruse të Yanukovych, duke flirtuar me Serbinë që është pjesë e boshtit të gjenocidëve të udhëhequr nga Rusia. Nocioni i Ukrainës pro-evropiane dhe pro-perëndimore duket të jetë asgjë më shumë se një fasadë në realitet”, ky është reagimi i Hoxhajt.