Hoxhaj thotë se Spanja ka qëndrimet e njëjta si të Kremlinit ndaj Kosovës
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj Spanjës, ministria e jashtme e së cilës dje thanë se njohja ndaj Palestinëa erdhi pasi, sipas tyre, Palestina është ndryshe nga rasti i Kosovës. Nga ministria e jashtme e Spanjës dje thanë se njohja e shtetit të Palestinës nga ana e Spanjës nuk cenon integritetin […]
![Hoxhaj thotë se Spanja ka qëndrimet e njëjta si të Kremlinit ndaj Kosovës](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/05/650582-lekaj-kemi-alternative-per-nje-asociacion-pa-kompetenca-ekzekutive-qe-i-kenaq-kerkesat-e-serbeve.jpg)
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj Spanjës, ministria e jashtme e së cilës dje thanë se njohja ndaj Palestinëa erdhi pasi, sipas tyre, Palestina është ndryshe nga rasti i Kosovës.
Nga ministria e jashtme e Spanjës dje thanë se njohja e shtetit të Palestinës nga ana e Spanjës nuk cenon integritetin territorial të Izraelit, pasi, sipas tyre, ky territor nuk ka qenë asnjëherë ligjërisht pjesë e shtetit të Izraelit.
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, i ka reaguar Spanjës për këtë deklaratë duke thënë se politika e jashtme e Spanjës duket se përputhet më shumë si solidaritet ndërkombëtar kundër imperializmit perëndimor.
“Politika e jashtme e Spanjës duket se përputhet më shumë si solidaritet ndërkombëtar kundër imperializmit perëndimor, siç dëshmohet nga mosnjohja e Kosovës nga ana e saj, në vend që të demonstrojë solidaritet dhe përkushtim evropian tipik për një anëtar të BE-së dhe NATO-s. Spanja është në një barkë me Kremlinin në Kosovë!”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social X.