Hungaria mori një miliard euro hua nga tre banka kineze

Këtë pranverë, Hungaria mori hua një miliardë euro, kredia më e madhe që Budapesti ka marrë ndonjëherë, nga tre banka kineze, sipas faqes së internetit të agjencisë së kreditit të qeverisë. Huaja, e cila iu dha nga Banka Kineze për Zhvillim, Banka e Eksport-Importit të Kinës dhe dega hungareze e Bankës së Kinës, u tërhoq [...]Read More...

Hungaria mori një miliard euro hua nga tre banka kineze

Këtë pranverë, Hungaria mori hua një miliardë euro, kredia më e madhe që Budapesti ka marrë ndonjëherë, nga tre banka kineze, sipas faqes së internetit të agjencisë së kreditit të qeverisë.

Huaja, e cila iu dha nga Banka Kineze për Zhvillim, Banka e Eksport-Importit të Kinës dhe dega hungareze e Bankës së Kinës, u tërhoq plotësisht më 19 prill dhe duhet të shlyhet brenda tre viteve.

Vetë Budapesti nuk e shpalli marrëveshjen. Huamarrja e konsiderueshme ka ndodhur në një kohë kur Budapesti po thellon lidhjet me Pekinin.

Kompanitë kineze, si prodhuesi i makinave elektrike BID ose gjigandi i teknologjisë Huawei, kanë investuar deri më tani një total prej rreth 16 miliardë eurosh në vend, tha ministri i jashtëm hungarez Peter Szijártó.

Marrëveshja e huasë mundëson financimin e investimeve, ndër të tjera, në infrastrukturë dhe sektorin e energjisë.

Transaksioni mban raportin e borxhit publik ndaj PBB-së brenda kufirit prej 28.9 për qind, shtoi agjencia qeveritare.

Në maj, Szijártó njoftoi gjithashtu një numër projektesh të përbashkëta infrastrukturore me Kinën, duke përfshirë një hekurudhë me shpejtësi të lartë në aeroportin në Budapest, një linjë hekurudhore mallrash rreth kryeqytetit hungarez, tubacionet e naftës midis Hungarisë dhe Serbisë dhe bashkëpunimin bërthamor./abcnews.al