IKD: E gabuar koha për renovimet e sallës plenare, Kuvendi është përcjellë me keqplanifikim

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e konsideron si planifikim të dobët vendimin që Kuvendi i Kosovës deri më 12 qershor të mos mbaj seancë plenare, për shkak të disa ndërhyrjeve teknike që do të bëhen në sallën plenare. Ata kanë theksuar se nga muaji prill e deri në korrik, intensifikohet puna e Kuvendit dhe […]

IKD: E gabuar koha për renovimet e sallës plenare, Kuvendi është përcjellë me keqplanifikim
ikd:-e-gabuar-koha-per-renovimet-e-salles-plenare,-kuvendi-eshte-percjelle-me-keqplanifikim

ikd:-e-gabuar-koha-per-renovimet-e-salles-plenare,-kuvendi-eshte-percjelle-me-keqplanifikim

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e konsideron si planifikim të dobët vendimin që Kuvendi i Kosovës deri më 12 qershor të mos mbaj seancë plenare, për shkak të disa ndërhyrjeve teknike që do të bëhen në sallën plenare.

Ata kanë theksuar se nga muaji prill e deri në korrik, intensifikohet puna e Kuvendit dhe vendimi që punimet për digjitalizimin e sallës plenarë të zhvillohen në këtë kohë janë gabim.

Hulumtuesi i lartë në IKD, Naim Jakaj, ka thënë koha e duhur për renovimin e sallës plenare do të ishte koha kur Kuvendi shkon në pushime të sesionit pranveror, kështu duke mos penguar punën e Kuvendit.

“Si Institut i Kosovës për Drejtësi kemi thënë që puna e Kuvendit të Kosovës është përcjell nga mos planifikimi i duhur në njërën anë dhe në anenë tjetër  nga një mos planifikim fare. Kur ka pasur planifikim ka pasur planifikimi jo të duhur dhe ka pasur raste ose përgjithësisht ka raste kur puna e Kuvendit bëhet pa plan fare siç është programi legjislativ. Por siç po shihet tashmë edhe çështjet të cilat janë tashmë teknike, të cilat kërkojnë renovime për çështje digjitale ose çështje te tjera edhe këtu pra po ngec Kuvendi. Në kohën kur muajit prill, maj, qershor, korrik janë muajt kur intensifikohet puna e Kuvendit, Kuvendi shkon dy javë për të digjitalizuar sallën plenare, kjo çështje ka mundur ta bëjë në muajin gusht kur shkohet në pushime e sesionit pranveror, por një gjë të tillë siç po e shihni nuk e ka bërë. Një gjë të tillë e konsiderojmë si punë të dobët të planifikimit”, ka thënë ai.

Jakaj ka thënë se këto renovime janë pozitive për Kuvendin, por koha që është zgjedhur për tu rinovuar salla plenarë nuk është e duhura, sipas tij duke marr parasysh numrin e madh të projektligjeve që janë në procedurë.

Ai ka shtuar se sipas parashikimeve këto punime mund të zgjasin deri në një muaj dhe se muaji qershor mund të kaloj pa u zhvilluar ndonjë seancë plenare.

“Në anën tjetër, po është edhe pozitive pse po ndodh. Pozitive në kuptimin që po bëhet por jo në kohën kur, si dhe qysh po zhvillohet procesi, sepse janë në procedurë përmbi 60 projektligje. Çështje të tjera të cilat lidhen më institucionet e pavarura, raportet e monitorimit të zbatimit të ligjeve, raportimet e ministrave të caktuar për çështje të cilat ende janë në pritje. Në ndërkohë tashmë dy javë ditë janë minimumi, po besojmë që do ti merr ndoshta një muaj sipas punëve që parashihen të behën. Sepse aty nuk është një punë e vogël që do të bëhet do të jetë një punë goxha e madhe në ndërkohë tashmë muaji qershor mund të ndodh që të kaloj pa zhvillime në seancë plenare. Sepse puna në komisione po zhvillohet por puna në seance nuk po zhvillohet”, ka thënë ai .

“Rrjedhimisht pastaj do ta kemi edhe një çështje tjetër që do të kemi grumbullim të pikave që vijën nga Komisionet që do ti shqyrtojnë, që do të grumbullohen me pika që nuk janë shqyrtuar, me pika që janë në pritje dhe në anenë tjetër me pikat që do të dalin gjatë këtyre dy-tri javëve të ardhshme”, ka thënë ai.

Ekonomia Online ka kërkuar përgjigje nga Kuvendi i Kosovës për këtë çështje, por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e lajmit.