Ilnisa publikon foton duke u puthur nga Meritoni, vëllai i saj habit me komentin që i bën

Gazetarja Ilnisa Agolli ka ndarë me ndjekësit në Instagram një moment romantik me partnerin e saj, moderatorin Meriton Mjekiqi. Çifti, historia e të cilëve nisi në shtëpinë e “BBV”, duken mjaft të dashuruar. Në foton e postuar Ilnisa ishte e ulur në një karrige, ndërsa Meritoni i jep një puthje romantike në faqe. “Përgjithmonë dhe […]

Ilnisa publikon foton duke u puthur nga Meritoni, vëllai i saj habit me komentin që i bën

Gazetarja Ilnisa Agolli ka ndarë me ndjekësit në Instagram një moment romantik me partnerin e saj, moderatorin Meriton Mjekiqi.

Çifti, historia e të cilëve nisi në shtëpinë e “BBV”, duken mjaft të dashuruar. Në foton e postuar Ilnisa ishte e ulur në një karrige, ndërsa Meritoni i jep një puthje romantike në faqe.

“Përgjithmonë dhe përngaherë”– ka shkruar Ilnisa krahas fotos së ëmbël.

Megjithatë të gjithë vëmendjen e ka marrë komenti i vëllait të Ilnisës, i cili i ka shkruar:

“Kush djeg kripë në darkë”.

Pas daljes nga shtëpia, çifti kanë treguar se në planet e tyre është një fëmijë, duke bërë që dyshja të “mposhtin” paragjykimet për diferenën në moshë teksa shijonë romancën e tyre në sytë e publikut.