Imri Ahmeti: Edhe nëse zgjedhem deputet, do të mbes kryetar i Lipjanit

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Imri Ahmeti, ka folur rreth kandidaturës së tij për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Ai thotë se ky nominim ka qenë vlerësim i parties dhe i përmbahen këtij vlerësimi e vendimi. ‘’Ka qenë vlerësim i partisë që kryetarët e komunave të jenë në listë dhe ne i përmbahemi qëndrimeve të […]

Imri Ahmeti: Edhe nëse zgjedhem deputet, do të mbes kryetar i Lipjanit
imri-ahmeti:-edhe-nese-zgjedhem-deputet,-do-te-mbes-kryetar-i-lipjanit

imri-ahmeti:-edhe-nese-zgjedhem-deputet,-do-te-mbes-kryetar-i-lipjanit


Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Imri Ahmeti, ka folur rreth kandidaturës së tij për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Ai thotë se ky nominim ka qenë vlerësim i parties dhe i përmbahen këtij vlerësimi e vendimi.

‘’Ka qenë vlerësim i partisë që kryetarët e komunave të jenë në listë dhe ne i përmbahemi qëndrimeve të partisë’’ thekson ai.

Ahmeti, për FrontOnline, shprehet i bindur se LDK me ose pa kandidimin e tyre e ka trendin pozitiv për zgjedhjet parlamentare.

‘’Padyshim që edhe me ne edhe pa ne LDK e ka trendin pozitiv, dhe është në trendin që të jetë e para, por natyrisht që shtytje këtij procesi do i japin edhe kandidimet tona, prandaj vendim i KP do i përmbahemi, por ky është vetëm propozim’’ potencon Ahmeti.

Sekretari i LDK-së, thotë se arsyeja pse ka ndodhë ky vlerësim është ngritja e votës së LDK-së në çdo komunë.

 ‘’Mendoj se gjithë puna e vazhdueshme dhe mbështetja e madhe e publikut dhe orientimi ynë është ra ngrisim votën në çdo Komunë dhe jo vetëm në Lipjan’’ tregon ai për FrontOnline.

Imri Ahmeti, kryetari i Lipjanit e jep premtimin se edhe nëse bëhet deputet, ai do të jetë prap kryetar i Lipjanit dhe nuk pranon asnjë pozicion tjetër përveç atij si kryetar  i Lipjanit.

‘’Padyshim se do të mbetem kryetar i Lipjanit, sepse kam kontratë me ta, nuk do i zhgënjej besimin e tyre, do të mbetëm në Lipjan, ideja është të japim peshë procesit zgjedhor dhe për ta rritur votën e LDK-së, por unë nuk e ndërroj pozicionin e kryetarit të Lipjanit me asnjë pozicion tjetër’’, deklaroj Imri Ahmeti për FrontOnline.

FrontOnline, ka provuar të merr përgjigjie edhe nga Gazmend Muhaxheri i Pejës dhe Burim Berisha i Fushë Kosovës, por kanë qenë të paqasshëm.