Integrimi i Maqedonisë së Veriut në SEPA, do të mundësojë pagesa më të shpejta dhe më të lira, vlerësoi Veliçkovski

Drejtori i Drejtorisë për Sistemin Pagesor, Igor Veliçkovski, vlerësoi që me integrimin e Maqedonisë së Veriut në sistemin SEPA, do të mundësohen pagesa më të shpejta dhe të lira për qytetarët dhe kompanitë nga Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. “Me integrimin në SEPA, bankat vendor do të kenë mundësi të jenë pjesëmarrës në sistemin e […]

Integrimi i Maqedonisë së Veriut në SEPA, do të mundësojë pagesa më të shpejta dhe më të lira, vlerësoi Veliçkovski
Kartelë bankare, bankë, para

Drejtori i Drejtorisë për Sistemin Pagesor, Igor Veliçkovski, vlerësoi që me integrimin e Maqedonisë së Veriut në sistemin SEPA, do të mundësohen pagesa më të shpejta dhe të lira për qytetarët dhe kompanitë nga Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Me integrimin në SEPA, bankat vendor do të kenë mundësi të jenë pjesëmarrës në sistemin e pagesave (skemat pagesore) në kuadër të SEPA-s, duke siguruar relacione direkte me shumë subjekte bankare të huaja, ndërsa kjo do të kontribuojë në pagesa më të shpejta dhe më të lira në euro për qytetarët dhe kompanitë në vend”, deklaroi Igor Veliçkovski.

Ai theksoi që Maqedonia e Veriut një periudhë të gjatë është duke punuar në harmonizimin e ligjeve vendore me ato të BE-së. Me hyrjen e Maqedonisë së Veriut në SEPA, mundësohet që edhe të rritet siguria në kryerjen e pagesave të gatshme deri te vendet e BE-së dhe shumë vendeve tjera që janë jashtë BE-së.

Raportohet që 87 % e pagesave nga Maqedonia e Veriut janë kryer në euro, ndërsa 77 % e pagesave deri te Maqedonia e Veriut janë kryer në euro.