Inteligjenca artificiale mund të eliminojë 5 përqind të vendeve të punës në Amerikën Latine

Mes 2 deri në 5 përqind e vendeve të punës në Amerikën Latine kërcënohen nga inteligjenca artificiale dhe rreziku i automatizimit të proceseve sipas një raporti të Organizatës Botërore të Punës dhe Bankës Botërore, transmeton PcWorld. Sipas studimit, gratë dhe të rinjtë në sektorët formalë janë më të rrezikuarit ndërsa punët e tyre mund të […]

Inteligjenca artificiale mund të eliminojë 5 përqind të vendeve të punës në Amerikën Latine
Intelegjenca artificiale, foto: Tara Winstead/Pexels

Mes 2 deri në 5 përqind e vendeve të punës në Amerikën Latine kërcënohen nga inteligjenca artificiale dhe rreziku i automatizimit të proceseve sipas një raporti të Organizatës Botërore të Punës dhe Bankës Botërore, transmeton PcWorld.

Sipas studimit, gratë dhe të rinjtë në sektorët formalë janë më të rrezikuarit ndërsa punët e tyre mund të bëhen nga inteligjenca artificiale gjeneruese. Amerika Latine është një prej rajoneve me pabarazinë më të lartë ekonomike për shkak të pagave të ulët dhe ekonomisë informale.

Në tërësi mes 26 deri në 38 përqind e punëve në Amerikën Latine mund të ekspozohen përballë AI dhe të ndikon një ditë prej saj tregojnë të dhënat.

Nga ana tjetër studimi thotë se ka edhe përfitime që sillen nga AI sepse mund të përmirësojë produktivitetin mes 8 deri në 14 përqind të vendeve të punës kryesisht në edukim, sektorët formalë dhe punonjësit me të ardhura të larta.