Irak/ Reagime të forta për ligjin që do të lejojë martesën e vajzave 9 vjeçare

Një projektligj që do të lejojë vajzat deri në 9 vjeç të martohen, për sa kohë që një prift të japë miratimin e tij, ka shkaktuar reagime të forta në Irak. Organizatat për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave theksojnë se nëse ky bëhet ligj, ai do të legalizojë në mënyrë efektive [...]Read More...

Irak/ Reagime të forta për ligjin që do të lejojë martesën e vajzave 9 vjeçare

Një projektligj që do të lejojë vajzat deri në 9 vjeç të martohen, për sa kohë që një prift të japë miratimin e tij, ka shkaktuar reagime të forta në Irak. Organizatat për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave theksojnë se nëse ky bëhet ligj, ai do të legalizojë në mënyrë efektive përdhunimin e fëmijëve, përveçse do të shkatërrojë më tej të drejtat e grave dhe do të forcojë fuqitë e klerit.

Iraku nuk ka sistemin e kujdestarisë mashkullore që ekziston në vendet e tjera muslimane si Arabia Saudite, i cili kërkon që gratë të mos bëjnë asgjë të rëndësishme në jetën e tyre pa lejen e babait, vëllait ose burrit të tyre. Megjithatë, pasi sistemi politik dominohet nga grupet fetare shiite, presionet për të kufizuar të drejtat e grave janë të larta.
Nëse projektligji kalon, autoritetet fetare do të kenë fuqinë të vendosin të gjitha çështjet familjare, duke përfshirë martesën, divorcin dhe kujdestarinë e fëmijëve.

Megjithëse Iraku e ka ndaluar martesën nën moshën 18 vjeç që nga vitet 1950, kërkimet e Unicef-it zbuluan se 28% e vajzave në Irak ishin martuar para moshës 18 vjeç.

Sipas Raya Fike, koordinatore e një koalicioni grupesh dhe individësh që kundërshtojnë ligjin e ri, përfshirë deputetë, ajo thekson se nëse ai kalon, “do të jetë një fatkeqësi për gratë. Burri dhe familja ime janë kundër martesës së fëmijëve. Por imagjinoni: nëse vajza ime martohet dhe burri i vajzës sime dëshiron të martohet me mbesën time si fëmijë? Ligji i ri do t’i lejonte atij një gjë të tillë. Edhe mua nuk do të më lejohet të kundërshtoj. Ky ligj legalizon përdhunimin e fëmijëve”.

Siç theksoi Nadia Mahmoud, bashkëthemeluese e Aleancës së Grave Aman, politikanët ultra-konservatorë në Irak, pas protestave masive të të rinjve që u zhvilluan në vitin 2019, “panë se roli i grave kishte filluar të forcohej në shoqëri. Ata mendonin se organizatat feministe, organizatat për të drejtat e grave, si dhe shoqëria civile dhe lëvizjet aktiviste, ishin një kërcënim për pushtetin dhe autoritetin e tyre. Dhe ata filluan t’i kufizojnë dhe t’i shtypin.”

Një grup prej 25 deputetesh femra në parlamentin e Irakut u përpoqën të bllokonin votën e projektligjit, por thanë se ai u përball me kundërshtim të fortë.