Ish-ministri Mulaj: Vetëvendosja premtoi si prioritet “Trepçën”, nuk e bëri
Punën e Qeverisë për menaxhimin e Ndërmarrjes “Trepça” e ka kritikuar edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj. Ai ka përmendur premtimin e VV-së për këtë ndërmarrje që nuk e zbatoi. “Vetëvendosja ka premtuar që ndërmarrja publike sidomos Trepçën do ta ketë në prioritet të lartë, por nuk është”. Mulaj ka thënë se Bordi […]
![Ish-ministri Mulaj: Vetëvendosja premtoi si prioritet “Trepçën”, nuk e bëri](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/657086-ish-ministri-mulaj-vetevendosja-premtoi-si-prioritet-trepcen-nuk-e-beri.png)
![ish-ministri-mulaj:-vetevendosja-premtoi-si-prioritet-“trepcen”,-nuk-e-beri](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/657086-ish-ministri-mulaj-vetevendosja-premtoi-si-prioritet-trepcen-nuk-e-beri.png)
Punën e Qeverisë për menaxhimin e Ndërmarrjes “Trepça” e ka kritikuar edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj. Ai ka përmendur premtimin e VV-së për këtë ndërmarrje që nuk e zbatoi.
“Vetëvendosja ka premtuar që ndërmarrja publike sidomos Trepçën do ta ketë në prioritet të lartë, por nuk është”.
Mulaj ka thënë se Bordi i Ndërmarrjes duhet të merren me problemet e minatorëve. Sipas Mulajt, “Trepça” duhet të jetë kompani konkurruese në tregjet e reja.
“Duhet të jetë kontribuues i zhvillimit ekonomik, Trepçës duhet t’i kthehet shkëlqimi i dikurshëm, duhet te jetë një kopani konkurruese në tregjet e reja. Bordi që e ka zgjedhur Qeveria duhet të i zgjedh këto probleme”.
Këto janë ndryshimet që duhet pushteti aktual ti merr kundrejt ndërmarrjes “Trepça”, sipas ish-ministrit Mulaj.
“Rikonstruimi në aspektin organizativ të Trepçës të ketë strategji analizën e kapaciteteve mineraleve që posedon dhe tregjet ku mundën t’i shesin ato minerale. Të rregullohen përformanca menaxheriale”.