“Ishte me kancer” – Robert Berisha e thotë sërish se nëna e tyre nuk u trajtua mirë nga Tuna

Nëna e këngëtarit të njohur shqiptar, Robert Berishës, ka ndërruar jetë disa vite më parë nga kanceri. Në një intervistë të fundit në Klan Kosova, ai ka treguar se e kishte pikë të dobët dhe e kundërta. Ndërsa ka folur për këtë pjesë, artisti dhe prezantuesi tregon se ajo nuk ishte trajtuar mirë nga ish-partnerja […]

“Ishte me kancer” – Robert Berisha e thotë sërish se nëna e tyre nuk u trajtua mirë nga Tuna

Nëna e këngëtarit të njohur shqiptar, Robert Berishës, ka ndërruar jetë disa vite më parë nga kanceri.

Në një intervistë të fundit në Klan Kosova, ai ka treguar se e kishte pikë të dobët dhe e kundërta.

Ndërsa ka folur për këtë pjesë, artisti dhe prezantuesi tregon se ajo nuk ishte trajtuar mirë nga ish-partnerja e vëllait të tij, Patrisit, Tuna Sejdiu.

“Ndoshta me vëlla është më lehtë mu idhnu, por me prind s’mundesh. Patrisi mu më sheh si babë, e se besoj që mu kanë idhnu ndonjëherë. Kur kam fol diçka, ai e ka ditë që është për të mirën e tij. Edhe në këtë rast e ka ditë që unë e kam pikë të dobët mamin, edhe unë jam pika e dobët e saj”, u shpreh ai.

I njëjti theksoi: “Bo çka dush me burrë tëndin në shtëpi tënden, por në shtëpi timen me nënën time, nuk e shof kush është, e aty ka qenë një mosmarrëveshje. Në raport me nënën time me u sjell keq, me kancer, me krejt ato kimioterapia që i ka pas, me ma mërzit dikush nuk ia vlen”.

Tuna dhe Patrisi në ndërkohë janë ndarë që disa vite dhe kanë bashkë dy djem.

Roberti momentalisht është në një romancë të re dashurie me Ana Skrel, por që ka edhe një vajzë me këngëtaren Nora Istrefi.