Ixhet Memeti nuk u paraqit në seancën e Këshillit të Prokurorëve Publikë

Ixhet Memeti, anëtari i Këshillit të Prokurorëve Publikë i cili aktualisht është nën masat e sigurisë nën dyshimin se ka marrë shpërblim për ndikim të kundërligjshëm, sot nuk ka ardhur në seancën e Këshillit. Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë – Dushica Dimitrieska tha se Mexhiti pak para fillimit e ka njoftuar se nuk do […]

Ixhet Memeti nuk u paraqit në seancën e Këshillit të Prokurorëve Publikë
Ixhet Memeti, foto: Borçe Popovski "Kolektif"

Ixhet Memeti, anëtari i Këshillit të Prokurorëve Publikë i cili aktualisht është nën masat e sigurisë nën dyshimin se ka marrë shpërblim për ndikim të kundërligjshëm, sot nuk ka ardhur në seancën e Këshillit. Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë – Dushica Dimitrieska tha se Mexhiti pak para fillimit e ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme, transmeton Portalb.mk.

“Pak para seancës më njoftoi se nuk do të jetë i pranishëm dhe është i mendimit që të tërhiqet nga pozita e nënkryetarit të Këshillit të prokurorëve publikë”, tha Dimitrieska.

Memeti është i dyshuari i dytë në hetimin për marrjen e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm në të cilin është i përfshirë edhe gjyqtari suprem Nake Georgiev.

Në një deklaratë për media pas përcaktimit të masave të kujdesit javën e kaluar, i dyshuari Memeti para Gjykatës Penale tha se është në interesin e të gjithëve që procedura të përfundojë sa më shpejt.

“Është në interesin tim dhe interesin e publikut që autoritetet të përfundojnë punën e tyre sa më shpejt. Kjo sigurisht që më prek mua si qenie njerëzore, megjithatë nuk është mirë të flas para mediave për një çështje që po zhvillohet në gjykatë. Ju siguroj se do të përfundojë shumë shpejt dhe do të dalë se nuk kam bërë asgjë kundërligjore”, tha Memeti.

Për raportet me gjyqtarin suprem Georgiev, ai tha se i njeh të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët dhe është mik me ta, por se nuk ka biseduar për lëndët.

Gjyqtarit suprem Nake Georgiev i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh – gjykata konsideron se ai mund ta kryejë apo përsërisë krimin.

Ndryshe, para se t’i caktohet paraburgimi, Këshilli Gjyqësor në një seancë urgjente, ia hoqi imunitetin Georgievit, miratoi kërkesën për paraburgim dhe vendosi largimin e tij nga vendi i punës deri në vlefshmërinë e procedurës kundër tij.