Izraeli nuk ndal sulmet në Bregun Perëndimor dhe Gaza/ Vriten 9 palestinezë, anëtarë të një familjeje

Ushtria izraelite ka vazhduar operacionet në Jenin të Bregut Perëndimor për të tretën ditë radhazi, duke goditur një qelizë terroriste. Përmes një deklarate njoftoi se që nga e marta ka vrarë 16 persona, kryesisht militantë. Ndërkohë, një sulm ajror në Rripin e Gazës ka vrarë nëntë anëtarë të një familjeje, përfshirë pesë foshnja dhe dy [...]Read More...

Izraeli nuk ndal sulmet në Bregun Perëndimor dhe Gaza/ Vriten 9 palestinezë, anëtarë të një familjeje

Ushtria izraelite ka vazhduar operacionet në Jenin të Bregut Perëndimor për të tretën ditë radhazi, duke goditur një qelizë terroriste. Përmes një deklarate njoftoi se që nga e marta ka vrarë 16 persona, kryesisht militantë.

Ndërkohë, një sulm ajror në Rripin e Gazës ka vrarë nëntë anëtarë të një familjeje, përfshirë pesë foshnja dhe dy gra. Sulme të tilla ajrore, ndonëse të zakonshme gjatë luftës disamujore Izrael-Hamas në Rripin e Gazës, kanë qenë të rralla në Bregun Perëndimor.

Izraeli thotë se bastisjet në veri të Bregut Perëndimor, të cilat kanë vrarë 16 njerëz, huajse të gjithë militantë, kanë për qëllim parandalimin e sulmeve. Palestinezët i shohin ato si një zgjerim i luftës në Gaza dhe një përpjekje për të përjetësuar sundimin ushtarak prej dekadash të Izraelit mbi territorin.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres po bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të operacionit të Bregut Perëndimor të Izraelit dhe lëshoi një deklaratë të enjten vonë duke i bërë thirrje qeverisë të mbrojë civilët.

Ushtria izraelite, e cila është vënë nën kritika në rritje ndërkombëtare për mijëra fëmijë të vrarë në bombardimet e saj në Gaza, nuk komentoi menjëherë objektivin e sulmit të saj në Nuseirat.

Në të njejtën kohë, OKB paralajmëron për një krizë tjetër në Gaza: shpërthimin e poliomielit mes kolapsit të kujdesit shëndetësor.

Nënsekretarja e Përgjithshme për Çështjet Humanitare tha se “më shumë se 88 përqind e territorit të Gazës ka marrë një urdhër për evakuim. Komunitetet jetojnë në një gjendje harresë, duke mos ditur kurrë se kur do të vijë urdhri i radhës për të ikur.

Në Jordani mijëra njerëz dolën për të protestuar në mbështetje të palestinezeve. Demonstruesit kërkuan anulimin e traktatit të paqes të Jordanisë me Izraelin dhe përfundimin e lidhjeve diplomatike dhe të sigurisë.

/abcnews.al