Izraeli premton hakmarrje nëse Hezbollah vret ose plagos civilë

Izraeli ka theksuar se nëse Hezbollahu plagos ose vret civilë, në shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së komandantit të tij, përgjigja e forcave të armatosura izraelite do të jetë e ashpër, sipas dy zyrtarëve izraelitë. Zyrtarët izraelitë thonë se vendi i tyre nuk dëshiron një luftë gjithëpërfshirëse me Hezbollahun në Liban, dhe tani Izraeli po përpiqet [...]Read More...

Izraeli premton hakmarrje nëse Hezbollah vret ose plagos civilë

Izraeli ka theksuar se nëse Hezbollahu plagos ose vret civilë, në shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së komandantit të tij, përgjigja e forcave të armatosura izraelite do të jetë e ashpër, sipas dy zyrtarëve izraelitë.

Zyrtarët izraelitë thonë se vendi i tyre nuk dëshiron një luftë gjithëpërfshirëse me Hezbollahun në Liban, dhe tani Izraeli po përpiqet të përcaktojë se çfarë do t’i detyronte autoritetet të zgjerojnë konfliktin, duke rrezikuar luftën.

Lideri i Hezbollah, Hassan Nasrallah tha në një fjalim dy ditë më parë se organizata e tij do të hakmerret ndaj Izraelit për vrasjen e komandantit Fuad Shukr dhe se Irani do të bëjë të njëjtën gjë për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran.

/abcnews.al