“Jeni në periudhë testimi”/ Pas Kongresit Rama mbledh grupin e PS, prezanton Peleshin dhe ministrat e rinj

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh paraditen e së hënës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. ABC News mëson se Rama ka diskutuar me deputetë socialistë, çështjet e Kongresit. Kreu i qeverisë kërkoi angazhim maksimal nga deputetët dhe në mbledhjen e zhvilluar, ka qenë sërish kritik. Rama i ka rikujtuar deputetëve, se [...]Read More...

“Jeni në periudhë testimi”/ Pas Kongresit Rama mbledh grupin e PS, prezanton Peleshin dhe ministrat e rinj

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh paraditen e së hënës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

ABC News mëson se Rama ka diskutuar me deputetë socialistë, çështjet e Kongresit. Kreu i qeverisë kërkoi angazhim maksimal nga deputetët dhe në mbledhjen e zhvilluar, ka qenë sërish kritik.

Rama i ka rikujtuar deputetëve, se deri në zgjedhjet e ardhshme do të jenë në periudhë testimi.

Ndërkaq, në mbledhje është prezantuar Niko Peleshi në krye të grupit parlamentar socialist. Prezentë kanë qenë dhe ministrat e rinj.

“Rama ka deklaru se të gjithë duhet të tregojnë angazhim të madh. Një pjesë e mirë të kandidatëve, i ka në dorë kryeminsitri, një pjesë do të jenë në lista të hapura. Mbledhja u fokusua te prezantimi i Niko Peleshit si kreu i grupit parlamentar dhe te ministrat e rinj. Seanca plenare pritet të mblidhet ditën e nesërme për dekretimin e ministrave të rinj. Mjaftojnë vetëm 71 vota”, raportoi ndër të tjera gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja./abcnews.al